4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

U tha se fustani i vajzës së Kurtit kushtoi 490 dollarë, nga Qeveria thonë se e huazoi

Rekomandime

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafë Kelmendi ka reaguar pas raportimeve se fustani që vajza e Kurtit kishte veshur në festivalin në Francë kushtonte 490 dollarë.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook tha se fustani i Leas është i punuar nga gratë e Kosovës dhe se është huazuar për ta kthyer posa të kthehen në Kosovë.

- Advertisement -

“Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t’u kthyer në Prishtinë fustanët do t’u kthehen kreatoreve”, ka shkruar Kelmendi.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka zbuluar çmimin e fustanit që mbanë veshur vajza e kryeministrit. Ajo thotë se fustani ka kushtuar hiç më pak se 490 dollarë.

Reagimi i plotë i zëdhënëses së Qeverisë:

- Advertisement -

I quajtur “The Strawberry Dress,” fustani me dredhëza të vogla të qëndisura, u bë ndër veshjet më të popullarizuara në internet gjatë kohës së pandemisë.Në Festivalin e filmit në Kanë, ku sot u dha premiera botërore e filmit nga Kosova, “Pa vend”, vajza e kryeministrit, Lea pati të veshur fustanin e dizajnuar nga Lirika Matoshi, i punuar nga gratë e Kosovës.Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t’u kthyer në Prishtinë fustanët do t’u kthehen kreatoreve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit