Këngëtari Afrim Muçiqi këtë verë ka martuar djalin e tij. Thotë se për të ishte ditë e shenjtë dhe ndjenjë fantastike.
Muçiqi i ftuar në emisionin “Natë Vere” në T7 ka thënë se nuk i ka thyer rregullat anti-covid.
“Ka qenë një dasmë për mua e shenjtë, sikurse dasmat e tjera që është kënaqësi ta martosh djalin”, tha Muçiqi.
“Ajo datë ka qenë e prenotuar qysh në vitin 2019 që s’kemi pas ide as për pandemi as për kurgjo’, shtoi ai.
“I kam pasur 284 mysafirë, 16 më pak se sa ka qenë numri i lejuar”, theksoi Muçiqi.
Ndërkohë për argëtimin e mysafirëve u kujdesën edhe Shkëlzen Jetishi dhe Shkurte Gashi.
“E kam pas Shkurten, e kam pas Xenin”, tregoi këngëtari.
Por sa i pagoi ai ata?
“I kam pasur të ftuar sepse u kam kënduar edhe unë atyre, edhe kur e ka martuar Xeni djalin por edhe Shkurta kur ka pasur evente familjare”, shpjegoi Muçiqi.