Emine Erdogan, gruaja e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, duke e anashkaluar plotësisht protokollin, u shfaq në tregun Bajloni në Beograd gjatë vizitës së saj në Serbi.
Ndërsa bashkëshorti i saj, presidenti Erdogan po zhvillonte takime me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë, Emine Erdogan në treg po pyeste për çmimin e boronicave, domateve, specave, patateve.
Gruaja e Erdoganit kaloi mbi gjysmë ore aty duke biseduar me shitësit dhe qytetarët.
Disa nga shitësit u tronditën kur shoqëruesit u sqaruan atyre se ajo ishte Zonja e Parë e Turqisë, derisa një zonjë që shiste rrush u përpoq të pyeste Eminen se si do të përfundonte një nga serialet e njohura turke, por pa sukses.