-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sa kanë kosovarët para të kursyera nëpër banka

Rekomandime

31 tetori njihet ndryshe si Dita Botërore e Kursimeve.

- Advertisement -

Sivjet, kjo ditë qëllon në një periudhë të rëndë ekonomike, për shkak të ngritjes së çmimeve.

Lexo Edhe:
Mgid
Mgid

Rreth 550 mijë kilogramë produkte u asgjësuan këtë vit, prijnë ato ushqimo…

- Advertisement -

Jeta juaj intime nuk do të jetë e njëjtë pas kësaj
Shumë kosovarë kanë vështirësi për të kursyer para, pasi të ardhurat mujore nuk i kanë të mjaftueshme.

Profesori i ekonomisë, Donat Rexha, thotë se në Kosovë kursimet shërbejnë si rezervë për ditë të vështira, për shkak të pasigurisë në punë dhe investime.

- Advertisement -

Ky thotë se periudha e inflacionit do t’i zvogëlojë kursimet, por do t’i nxisë më shumë ato, në periudhë afatgjatë.

Qytetarët thonë se kursimet i mbajnë kryesisht në banka.

Sipas Shoqatës së Bankave të Kosovës, aktualisht janë 3 miliardë e 198 milionë euro depozita të ekonomive familjare.

Për shkak të ndërgjegjësimit për kursimin e parave, çdo 31 tetor në gjithë botë shënohet Dita e Kursimeve, që origjinën e ka gati një shekull më parë nga Milano e Italisë.

Për dallim nga vitet e kaluara, Banka Qendrore e Kosovës të dielën nuk organizoi ndonjë aktivitet për këtë ditë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit