10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sa kushton fustani që Kujta&Meri dizajnuan për Beyonce-n

Rekomandime

Kujta dhe Meri, dizajnerët shqiptarë që realizuan fustanin që Beyonce veshi për ditëlindjen e 50 të Diddy, folën për herë të parë pas bujës së jashtëzakonshme që pati lajmi.

Në një prononcim për Klan Kosovën, ata zbuluan se u kontaktuan nga stafi i këngëtares përmes emailit.

Për të realizuar fustanin u deshën tre ditë punë pa pushim.

- Advertisement -

“Kisha një barrë të madhe. Liritë i kisha maksimalisht, por doja që me veshjen të godisja dhe të sillja një fenomen. Doja të mos zhgënjehej ajo dhe veshja të përdorej,” thotë Kujta.


Ai model ekzakt i fustanit nuk mund të blihet, sepse dy të mbeturit, çifti do t’i ruajë për vajzat e veta.

Por, një version i ngjashëm shitet në dyqanin e brandit Kujta & Meri në Milano. Çmimi? Rreth 6000 euro.

 

View this post on Instagram

 

#kujtameri #couture

A post shared by Kujta & Meri (@kujtameri) on

- Advertisement -


“Kishte pasur kërkesa të shumta [në Milano] për fustanin dhe kishin caktuar një shumë që për ata ishte pak,” thotë Meri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit