1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Sa para ia keni dhuruar Albin Kurtit?” – flet zv/ministri që thotë se ndihmoi liderin e VV-së

Rekomandime

Biznesmeni shqiptar nga Gjermania, njëkohësisht zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Bekim Brestovci, ka thënë se ai, bashkë me miq të tij në diasporë, disa vjet më parë e kanë ndihmuar financiarisht Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Brestovci, i cili është pjesë e Nismës Socialdemokrate, ka thënë se para se të bëhej pjesë e Nismës e kishte ndihmuar financiarisht LVV-në.

I pyetur nga gazetari Ilir Mirena në lidhje me shumat e parave që ai ka dhuruar në formë donacioni për LVV-në, Brestovci ka preferuar të mos shpalos shifra.

“Nuk kisha dasht me jap shifra, për hirë të miqve të mijë. E kom ndihmu sepse kam qenë njëri prej njerëzve që kam mendu se Lëvizja Vetëvendosje është e mira e shtetit. Cdo kontakt që kam pas me Albin Kurtin kam kuptu që Albin Kurti nuk është e mira e këtij vendi”, ka thënë Brestovci.

- Advertisement -

Brestovci ka thënë se Kurti ndërton kauza të rrejshme për të përfituar politikisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit