0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Sahatçiu: Dëm dhe degradim për Kosovën përfaqësimi i Vjosa Osmanit në KS të OKB’së ku raporton UNMIK

Rekomandime

Ish-konsullja Teuta Sahatçiu ka shkruar rreth përfaqësimit që do të bëjë presidentja Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e ku do të realizohet raportimi i UNMIK’ut për situatën në Kosovë.

- Advertisement -

Sahatçiu ka thënë se do të jetë dëm dhe degradim për Kosovën përfaqësimi i saj për këtë çështje.

Ja postimi i plotë:

Pjesmarrja e Presidentes ne Raportimin e UNMIKut ne Keshillin e Sigurimit

- Advertisement -

Nesër në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nën presidencën e Kenisë do të mbahet raportimi i UNMIKut për situatën në Kosovë. Presidentja e Kosovës Znj.Vjosa Osmani paska shkuar atje ta përfaqësoj Kosovën. Dëm!

Misioni i UNMIKut është i bazuar në Rezoluten 1244 të viti 1999. Ky mision ende e njeh juridiksionin e Serbisë mbi Kosovën dhe nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Pavarësisht që GJND, trupi i Kombeve të Bashkuara, me kërkesën e vetë Serbisë, me 22 korrik 2010, ka dhënë mendimin këshillëdhënës se Pavarësia e Kosovës nuk shkelë asnjë ligj apo të drejtë ndërkombëtare.

- Advertisement -

Misioni i UNMIKut pas 17 shkurtit 2008, është një mission koti, mandati i të cilit ka skaduar. Ky mission si i tillë duhet të mbyllet dhe të zëvendësohet me relacion shtetror të Kosovës me UN.
Raportimi i UNMIKut në UNSC për situatën në Kosovë, ka filluar prej 1999 dhe atë 4 here në vit. Kjo frekuencë ka vazhduar deri në gusht 2018, ku pas angazhimit tim të madh personal dhe përkrahjes së fuqishme të Britanisë dhe SHBA, u shkurtua në 3 here në 2018 dhe pas 2019 vetëm 2 raportime në vit.

Në komunikim të ngushtë me miq si SHBA, Britania, Franca, Gjermania e miq tjerë, nga viti 2015 është ulur niveli i përfaqësimit të Kosovës nga niveli ministror në atë ambasadorial, si mesazh që Rezoluta 1244, UNMIK dhe raportimi në UNSC është i skaduar, nuk e ka rëndësinë për Shtetin e Kosovës, prandaj nuk merrë pjesë niveli i lartë shtetror. Në bashkëpunim me po këta miq, përfaqësimi është ulur në nivel Ambasadori, ku Amb. Vlora Citaku ka përfaqësuar Kosovën, ndërsa Sërbia është përfaqësuar nga ish Zv.KM e MPJ Dacic. Për Serbinë mbajtja e UNMIKut në Kosovë dhe rezoluta 1244 kishin rëndësinë e veçante, gjë që në mënyrë adekuate reflektohej në përfaqësim të lartë qeveritar.

Miqtë e Kosovës në UN, propozonin uljen edhe më tej të nivelit të përfaqësimit të Kosovës, bile edhe nën atë ambasadorial.

Fatkeqësisht niveli është ngritë kur në prill 2020 Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Glauk Konjufca e theu këtë praktikë duke e ngritë nivelin e përfaqësimit në atë ministerial. I njejti dëm është bërë edhe nga dy Ministre që pasuan, Znj.Meliza Haradinaj dhe Znj. Donika Gërvalla Schëarz, e cila mbanë poashtu nivelin e Zv.KM.
Por me përfaqësimin e Kosovës për raportin e një misioni të skaduar me nivel Presidencial, Kosova sërish e vendosë në piedestal UNMIKun dhe respektin për Rezolutën 1244. E rikthen PSSP si autoritet të lartë në kierarkinë e Kosovës dhe nëncmon institucionet demokratike të Republikës së Kosovës.
Nëse nesër Presidentja Osmani do ta ketë përballë MPJ të Sërbisë, do të jetë degradim për Kosovën. Nëse përballë do ta kete Presidentin Vucic, atëhere Rezoluta 1244 dhe misioni i UNMIKut do ta rikthejnë fuqinë dhe autoritetin e saj mbi institucionet e Kosovës.
Presidenta Osmani NUK është dlashur të shkon në NY për të folur për raportin e UNMIKut, cope e letrës që flet për shtetin të cilin ajo e përfaqëson.
Teuta Sahatqija

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit