2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

SaIafizmi në Maqedoninë shqiptare, një hap tjetër drej çkombëtarizimit

Rekomandime

Shkruan: Fahri XHARRA

- Advertisement -

Kësaj rradhe, kete shkrim ia kam dedikuar politikajve shqiptar, profesorave universitar dhe akademikëve shqiptar të Maqedonisë, me një arsye të vetme që të shohin që janë gjumë të thellë e ky gjumë është i qëllimshëm ose janë në delirium nga narkozat e vendit të punës që e mbajnë.

Një hap i ri drejt çkombëtarizimit të 20 % përqindëshit është edhe themelimi ( zyrtar ) i Bashkësisë SaIafiste në Maqedoni.

-E shihni se ku jeni, në librat shkollor shkruhet se shqiptaret janë me prejardhe rome, turke , gjype dhe se ju ka sjellur turku shumë vonë- humbja me “scripta manent “ që jeni një pjellë e “ huaj “ në tokat e juaja.
– Ju nuk guxoni të shprehni ndjenjat e juaja shqiptare se me një herë kryemyftiu shkon e ankohet në qeveri që po bërtasin “ UÇK- UÇK “ dhe kjo dë nohet nga të dy anët.

- Advertisement -

– Gjuha shqipe ende nuk arriti të bëhet zyrtare, pasi që ju flisni ( shumica ) turqisht.
– Të këqiat për shqipen tonë vijnë e shtohen :” Shkrimtarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëlzen Halimi, mbrëmë paska përjetuar urrejtjen më shovenist që mund ta shprehë një nëpunës shtetëror maqedonas, i cili këtë urrejtje e ka institucionale, nacionale e familjare. Doganieri maqedonas e ka detyruar z. Halimin që librin e vet poetik, të botuar në Shqipëri, ose ta hedhë në kontenjerë ose ta kthejë në Shqipëri! 25 ekzemplare të një titulli të botuar nga shkrimtari shqiptar, qe jeton e vepron në Maqedoninë e Veriut, konsiderohen “material propagandistik” nga pushteti që vlon me funksionarë shqiptarë! “ (dardaniapress.com ) Ç ka paralajmëron kjo ?
– Gjuha serbe po futet si zyrtare në Maqedoni , e ju jeni ata që do të jeni të obliguar edhe ta mësoni; pra: maqedonisht, serbisht , turqisht… nuk mbet vend për gjuhën e të parëve.

– Tani më e reja një sekt i ri fatar ekstremist , saIafizmi. Pse kujt po i duhet kjo ?
Por nejse. “Si kofshi e vofshi “ –thotë një fjalë popullore.

- Advertisement -

Dhe për ata që nuk e dinë ja se çka është saIafizmi ? Ç`është saIafizmii dhe pse saIafizmi ne tokat tona?
Ç`ështësaIafizmi? saIafizmi i nxirret rrënja nga fjala arabe saIaf , që do të thot ” paraardhës”. Flitet për essaIaf essaIah,apo ”paraardhësit e devotshëm” ,me anë të së cilës donin të ishin si bashkë-udhëtarët apo bashkë-kohanikë të profetit Muhamet. Sot , saIafistët thirrën në ”islamin e rrënjës” të pastruar nga” risitë e mallkuara” të cilat sipas pikëpamjeve të tyre e varfërojnë fenë.Kështu, të gjitha ndikimet perëndimore, idetë humaniste dhe principet filozofike ,si demokracia dhe laicizmi ,hidhen poshtë. Kjo ishte shkolla hanbaliste , e themeluar nga Ahmed ibën Hanbal(780-855) , i cili e kishte farkëtuar ideologjinë saIafiste. Mohamed ibën Abdelwahab (1703-1792) ,gati një mijë vjet pas ,bëhët referenca krysore ideologjike dhe themeluesi dogmës wahhabite dhe bashkëthemelues i monarkisë saudite i cili i jep jetë ”saIafizmit misionar” të bartur deri në ditët e sotit. Principet e kësaj dogmeje ,kurr nuk janë përqafuar nga ne; por petrodollarët e propaguesve të një populli shumë të mbrapambetur po përhapën nëpër botën muslimane, e edhe na si të ”lehtë” po jemi viktmë.Me dhimbësen arabët që janë viktma të një dogmeje pa rrugëdalje ; një popull që e ka zbuluar Sylabin, pa të cilin instrument nuk do të ishe zbuluar kurr Amerika. Sikur arabët të kishin zbuluar internetin e gjithë bota do të fliste arabisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit