8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Martin Berishaj është kryesori” – flet gazetari që e zbuloi skandalin financiar në Slloveni

Rekomandime

Bojan Bozar, gazetar dhe producent në Planet TV në Slloveni ku u zbulua skandali i madh financiar ka dhënë sërish versionin e tij për gjithë ngjarjen.

- Advertisement -

Për Albanian Post, Bozar ka thënë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Mehmetaj ka qenë pjesë kryesore e gjithë kësaj strukture të dallavereve financiare.

Ai (Martin Berishaj) është akteri kryesor i këtij rrëfimi, ai është themeluesi i ndërmarrjes të lartpërmendur (MB Consulting), ai ka pranuar paratë dhe ai ka transferuar paratë tutje”, ka thënë, Bojan Pozar.

Pozar është gazetar e producent shumë i suksesshëm në Slloveni. Aktualisht, ai udhëheqë emisionin politik “Ura moči”, apo “Ora e Fuqisë” në TV Planet, çdo të diel në orën 06:30 pasdite.

- Advertisement -

Pozar i pyetur rreth skandalit të fundit ku TV Planet publikoi dokumente që tregonin se është bërë një bartje e parave nga kompania energjetike GEN-I, dega në Beograd për në kompaninë e ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj, MB Consulting dhe më pas ai i ka tërhequr partë dhe dërguar në Slloveni te politikani opozitar Robert Golob, thotë se gjithçka është e vërtetë.

“I kam parë dokumentet, në TV Planet i kam shikuar dokumentet dhe momentalisht çështja është kështu: ambasadori Berishaj ka themeluar ndërmarrjen MB Consulting në Mal të Zi dhe përafërsisht dhjetë ditë pas themelimit të kësaj ndërmarrje kanë filluar të rrjedhin pagesat nga filiala simotër e ndërmarrjes shtetërore sllovene GEN-I në Beograd”, deklaron ai.

- Advertisement -

“Kështu filiala e ndërmarrjes GEN-I në Beograd ka kryer pagesa në xhirollogarinë e ndërmarrjes së ambasadorit në Mal të Zi në Podgoricë, ka filluar të bëjë pagesa në shumat 10.000, 20.000, shuma më e madhe ka qenë rreth 50.000 euro, shuma e përgjithshme e pagesave është përafërsisht 600.000 euro”.

“Shikoni tek ne zgjedhjet do të mbahen të dielën, dhe kjo mund të merret si pjesë e fushatës zgjedhore, mirëpo këto supozime të cilat po i cekni ju, më shumë vënë në spikamë ato medium sllovene të cilat e përkrahin kandidatin Robert Golobin, nuk ka kurrfarë dyshimi se mediat të cilat janë të afërta me Janez Janshën dhe mediat të cilat janë të afërta me Robert Golobin kanë pikëpamje të ndryshme për këto çështje dhe ato tani e sulmojnë TV Planet për çështjet për të cilat ne po diskutojmë”, deklaron ai, duke qeshur me deklarimet se TV Planet është media pro-Jansha dhe e diktuar nga oligarkë hungarezë.

Pozar në intervistë ka përmendur gjithashtu faktin se “ambasadori është gjithashtu themelues edhe i një ndërmarrjeje në Prishtinë të përbashkët me Janez Bukovnikun një personalitet i njohur në Slloveni, i cili njëkohësisht ka qenë drejtor i Lotarisë sportive të Sllovenisë, me të cilin ambasadori ka ndërmarrje në Prishtinë”.

Sipas tij, “kjo është një tregues se ambasadori ka qenë partner me një numër të personaliteteve të njohura dhe me ndikim në sllovene për transaksione afariste jashtë Sllovenisë”.

Pozar thotë se ky lloj skandali me transaksione të dyshimta nuk është diçka e re në Slloveni.

Të tilla, deklaron ai, ka pasur edhe në të kaluarën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit