7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Shteti po i mbron qafirat”, shqiptari në Suedi futet në protestë pas djegies së Kuranit

Rekomandime

Një video ku shihet libri i shenjtë për myslimanët, Kurani, duke u djegur, ka shkaktuar bujë të madhe në Suedi me grupet e së djathtës ekstreme që po protestojnë kundër kufizimit të lirisë së shprehjes.

Policët janë duke u munduar të kujdesen për situatën, derisa në video shihet një qytetar i cili po shpreh pakënqësinë e tij në lidhje me ngjarjen, duke i akuzuar policët të cilët nuk po e lënë askënd të afrohet, shkruan Nacionale.com.

- Advertisement -

Një numër qytetarësh dëgjohen duke brohoritur “Allahu Ekber” dhe duke u ankuar se si është e mundur që disa persona që po ua djegin librin e tyre të shenjtë të mos jenë terroristë, ndërsa ata që vetëm përpiqen ta mbrojnë Kuranin qenkan të tillë.

Njëri prej tyre, shqiptar, thotë se nëse kjo është demokraci, ai nuk e dëshiron një të tillë, se mjaftohet me të qenët mysliman dhe me ligjin e Zotit të tij – të cilin, siç shprehet – nuk e ndërron me asgjë në botë, edhe sikur t’ia falin gjithë Suedinë.

VIDEO

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit