5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Përfundojnë bisedimet në Bruskel, Bislimi tregon çfarë dokumenti i dorëzoi Lajçakut për dialogun

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ngarkuar me çështjen e dialogut, ka njoftuar për takimet dy ditëshe në Bruksel me delegacionin serb, në prani të te dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

- Advertisement -

Bislmi ka treguar se i ka dorëzuar Lajçakut një dokument me informata rreth temave që janë diskutuar gjatë këtyre takimeve, përcjell Bota sot.

“Gjatë fillimit të kësaj jave bashkë me ekipin tim të zyrtarëve dhe ekspertëve të ndryshëm e realizuam një vizitë në Bruksel për tu takuar me delegacionin serb në praninë e z. Lajçak. Në ndërkohë z. Lajçak i dorëzova edhe një dokument me informata rreth temave që janë diskutuar gjatë këtyre dy takimeve”, ka shkruar Bislimi në një postim në Facebook.

Në njoftimin e lëshuar nga Kryeministria, thuhet se delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Zëvendëskryeministri për Dialog, Zhvillim dhe Integrim i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, kanë përmbyllur diskutimet dy ditëshe në Bruksel me delegacionin e Serbisë, që për temë kanë pasur nivelin e implementimit të marrëveshjeve të deritanishme në procesin e dialogut.

- Advertisement -

“Takimi me karakter teknik, i zhvilluar në praninë e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun, z.Miroslav Lajçak, kishte për qëllim arritjen e një pajtueshmërie për gjendjen aktuale dhe ecurinë e implementimit ndër vite të marrëveshjeve që janë pjesë e dialogut. Ky takim shërbeu për informim më të mirë të palëve rreth pikave të paimplementuara deri më sot”, thuhet në njoftim.

Delegacioni i Kosovës pret që përfundimi i këtij takimi të hapë një etapë të rëndësishme në proces të dialogut, atë të arritjes së qëllimit final në proces, normalizimin e plotë të marrëdhënieve përmes angazhimit në një dialog të drejtë e parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithmbarshme.

- Advertisement -

“Zëvendëskryeministri Bislimi, në fund të takimeve, ia dorëzoi z. Lajçak një dosje me informata të dokumentuara rreth temave të diskutuara gjatë dy takimeve”, theksohet në njoftimin e lëshuar nga Kryeministria.

Lajçak dje në rrjetin social Twitter ka shkruar se ka përfunduar “takimi me bisedimet të thella për një seri të elementeve të dialogut-për marrëveshjet e arritura, çështjet thelbësore dhe hapat e mëtejme drejt normalizimit të raporteve”.

“Të gjithë u pajtuam se na presin edhe shumë punë dhe do të vazhdojmë”, shkroi Lajçak.

Ndërsa, shefi i delegacionit serb Petar Petkoviq, ka thënë se bisedimet nuk ishin të lehta dhe se delegacioni serb ka insistuar që të përmbushet ajo për çka janë pajtuar, para së gjithave Asociacioni dhe çështja e të pagjeturve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit