10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rita Ora shumë shpejt mund të jetë një ndër artistet më të paguara

Rekomandime

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora është një person me pasuri marramendese. Sipas “The Sun”, vetëm me 2 albume me disa këngë që kanë qenë më të pëlqyerat, Rita ka arritur një pasuri prej 20 milionë paundësh.

- Advertisement -

Gjithashtu, Ora shumë shpejt mund të zërë vendin e artisteve femra më të pasura në botë, pasi ajo nuk është mbështetur vetëm tek muzika, por ka shfrytëzuar famën e saj për të bërë para përmes fushatave reklamuese.

“Rita ka shkopin magjik kur vjen puna tek admirimi i publikut. Ajo është seksi, shumë e qeshur dhe përshtate shumë lehtë. nuk janë vetëm fansat që e ndjekin, por edhe njerëzit që nuk do i dëgjonin këngët e saj. ajo ka pamjen e një modeleje pa pasur ato masa që kanë modelet dhe reklamuesve ju pëlqen shumë kjo gjë”, kanë thënë disa burime.

Ndërkohë, një ditë më parë është zbuluar se këngëtarja e famshme ka nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër të madhe, këtë herë me JD Sports, për të zhvilluar fushatën e saj të Krishtlindjes. Sipas mediave të huaja, kjo kontratë i jep asaj një shumë prej miliona eurosh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit