8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rusia “del zbuluar”, ekspertët i parashikojnë lëvizjet: Po vepron njësoj si në Siri

Rekomandime

Rusia duket se nuk lëviz shumë nga taktikat e saj Iuftarake, dhe mungesa e elementit surprizë po i ndihmon ekspertët të parashikojnë lëvizjet e saj.

Hanna Notte, e “Vienna Center for Non-Proliferation and Disarmament” sheh ngjashmëri të mëdha mes veprimeve të Moskës ne Siri e në Ukrainë, e madje paralele mund të gjenden edhe me Iuftën në Ceceni.

- Advertisement -

“Kam identifikuar pesë paralele. E para, Rusia po e zhvillon luftën në sekuenca, në faza të caktuara. E dyta është taktika e rrethimit të qyteteve dhe e bombardimit të tyre dhe më pas citoj, krijimi i “korridoreve humanitare”. E treta: Luftëtarët e huaj. Kjo është një çështje komplekse, sepse Rusia nga njëra anë akuzon palën tjetër për mobilizimin e legjionarëve të huaj, por më pas e bën vetë. Paralelet katër dhe pesë kanë të bëjnë me dezinformimin, kur pohohet se kundërshtari po shfrytëzon njerëzit si mburoja. Rusia ka akuzuar shpesh TERR0RlSTET, se përdorin njerëzit si mburoja. Tani po bëjnë të njëjtën gjë me batalionin Azov në Mariupol. Dhe Rusia përdor dezinformata: Ajo akuzon palën tjetër për kryerjen e suImeve kimike të fshehta”, thotë Notte.

Ekspertja flet për luftë me sekuenca nga ana e Moskës. Në Siri, regjimi i Asadit dhe ushtria ruse, e cila ndërhyri në shtator 2015, i ndërprisnin vazhdimisht Iuftimet në pjesë të caktuara të vendit për të vepruar diku tjetër.

Kjo i jepte mundësi të merrnin territore të tjera, por edhe të riorganizoheshin e të mblidhnin fuqitë. Ajo i sheh me dyshim dhe korridoret e sigurisë që hapen në Mariupol, pasi në Siri njerëzit që largoheshin mundën të shkonin në zona të tjera brenda vendit si Idlib, ndërsa në Mariupol njerëzit i çojnë me autobusë në Rusi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit