1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Sali Berisha e akuzon Imer Mushkolajn: Ju e keni shitur shpirtin

Rekomandime

Përplasje e ashpër ka ndodhur gjatë një debate televiziv në mes të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës dhe analistit Imer Mushkolaj.

- Advertisement -

Berisha akuzoi Mushkolajn se e ka shitur shpirtin e tij.

“Ju e keni shitur shpirtin”, i ka thënë Berisha Mushkolajt.

Përplasja ka filluar derisa Berisha akuzonte Hashim Thaçin për tradhëti kombëtare. Ndërkohë Mushkolaj përmendi rastin e detit të Shqipërisë gjatë kontestit me Greqinë që ndodhi sa Berisha ishte kryeministër.

- Advertisement -

Sali Berisha ishte duke thënë se, përkundër që beson se krerët e UÇK’së janë të pafajshëm për akuzat e Speciales, ai thotë se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaci është tradhëtar pasi ka folur për shkëmbim territoresh me Vucicin dhe Edi Ramën e Baton Haxhiun.

“Merr fjalor dhe më trego fjalën e tradhtisë, nuk kanë asnjë emër tjetër ata që shesin integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Hashim Thaci bëri gjithçka për ndryshimin e territoreve. Edi Rama bëri gjithçka së bashku me Baton Stanishiqin dhe tentuan gjithçka që të c’bënin sovranitetin e Kosovës dhe zhbënin integritetin e Kosovës. Akuza për organizata kriminale do të përfundojë. Por për tradhtinë ndaj popullit do t’i varja të tretë”, tha ai.

- Advertisement -

Ndërkohë këtu ka dnërhyrë Imer Mushkolaj.

“Nëse ju po thoni për Thacin është tradhtar, e njëjta mund të thuhet edhe për ju për detin me Greqinë. Historia nuk e ka dëshmuar atë që e thoni ju. Kosova është në kufijtë e 2008’s. Ky është realiteti. Nuk jeni ju që vendosi kush ishte tradhëtar e kush jo”, tha Mushkolaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit