1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sali Berisha i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit

Rekomandime

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se Bashkim Gazidede përndiqte aktivistët e lëvizjes për çlirimin e Kosovës.

- Advertisement -

Në studion e emisionit “Tempora”, Berisha tha se kreu i SHIK ndihmonte ata që luftonin vërtet për Kosovën dhe jo ata që loznin me letra në vilën e Enver Hoxhës.

Pjesë nga biseda në studio

Sonila Meço: Kam një deklaratë që ka bërë zoti Thaçi në këto momente që ne flasim. Ka bërë një deklaratë të fortë, Azem Hajdari dhe gazetari shantazhonin Sali Berishën për dy marrëveshjet që arriti me Millosheviçin.

- Advertisement -

Sali Berisha: Argati i Beogradit meriton vetëm atë që i kam thënë, është argat i Vuçiçit, mjeran i damkosur në mbarë Kosovën dhe tani në mbarë Evropën. Shkoi në samitin e Berlinit për të shitur tokat e vendit të tij.

Sonila Meço: Ka shtuar dhe tjetrën, SHIKU i Gazidetes përndiqte aktivistet e lëvizjes për çlirimin e Kosovës?

- Advertisement -

Sali Berisha: SHIKU i Gazidedes ka bërë punë të jashtëzakonshme për të ndihmuar ata që vërtet luftonin në Kosovë. Po jo ata të cilët raportonin se janë në Kosovë por loznin letra në vilën e Enver Hoxhës.

Denion Ndrenika: A lidhet kjo vetëm me ata që vinin në zyrën e Iljaz Ramajlit?

Sali Berisha: Jo nuk e thashë atë. Ata që vinin në zyrën e iljaz Ramajlit kanë qenë Adem Jashari. Në 1993 Adem Jashari ka qenë në Shqipëri.

Denion Ndrenika: I bie që Thaçi të thotë që të kenë qenë këta që përndiqeshin?!

Sali Berisha: Armatoseshin dhe stërviteshin në Shqipëri. Thaci thotë se e kanë arrestuar sepse është gjetur i vrarë shoku i dhomës së tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit