14.7 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Sali Berisha shpërndan një video të Baton Haxhiut për ta ‘suImuar’ Vuçiqin

Rekomandime

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video ku shihet gazetari Baton Haxhiu duke i bërë pyetje Sllobodan Millosheviqit. Videoja u shpërnda para dy javëve nëpër mediat kosovare, ndërkohë aty Haxhiu pyeste Milloshevqin se kur do të lirohej nga mitologjia e shekullit 19 shteti serb.

“Sllobo e thoshte haptas kurse Geobelsi i tij Vuçiç perpiqet ta maskoje!”, shkruan Sali Berisha në postimin e tij ku ai godet presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Videoja është nga një konferencë e 6 marsit 1991. Në konferencën e përbashkët me presidentin e Kroacisë, Franjo Tugjman, Millosheviq do t’i përgjigjej edhe një pyetjeje të gazetarit Baton Haxhiu.

Në Brdo të Kranj në Slloveni ku ishin mbledhur kryetarët e Republikave të Jugosllavisë, Haxhiu e pyet Millosheviqin se kur do të largohet politika serbe nga mitologjia e shekullit 19 dhe t’i lejojë shqiptarët ta arrijnë të drejtën e tyre legjitime.

- Advertisement -

“Gjithashtu, nëse bën, kam një pyetje për Z. Millosheviq. Kriter modern për krijimin e shtetit janë numri i banorëve dhe vullneti politik i popullatës. Kur do të lirohet politika serbe nga mitologjia e shekullit 19 dhe t’i lejojë popullit shqiptar në Kosovë ta arrijë të drejtën legjitime që i takon e që është, ta ketë Republikën e vet, si shpresoj unë, në Unionin e ardhshëm të republikave sovrane?”, pyet Haxhiu.

Ishte ky takimi i fundit i modelit të konferencave që Republikat e kishin krijuar për të biseduar rreth së ardhmes së Federatës. Haxhiu përfaqësonte javoren “Epoka”, të themeluar nga gazetari Migjen Kelmendi.

- Advertisement -

Ndërkohë, Berisha njihet si kundërshtar Ballkanit të Hapur dhe ka organizuar edhe protesta kundër kësaj iniciative në Tiranë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit