4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Samedin Mehmeti që u emërua u.d. i drejtorit të Policisë ka gati gjysmë milion euro pasuri

Rekomandime

Samedin Mehmeti i cili sot u emërua në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës ka regjistruar në Agjencinë Kundër Korrupsion pasuri në vlerë 421 mijë euro.

- Advertisement -

Mehmeti ka deklaruar tri shtëpi banimi të cilat kapin vlerën e 118 mijë eurove.

Ndërkaq tokat që janë në pronësi të tij, bashkëpronësi të tij ose në pronësi të babait të Mehmetit, vlejnë 301 mijë euro.

Tani ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës ka regjistruar si të tijën edhe një garazh dhe një kuzhinë në vlerë të 2 mijë eurove.

- Advertisement -

Mehmeti e ka deklaruar vetëm një veturë të tipit “Mercedes”, e cila ka thënë se është në pronësi të bashkëshortes së tij dhe e cila ka 5 mijë euro vlerë.

Ai po ashtu ka deklaruar se ka në pronësi 50 për qind të aksioneve në kompaninë “3S” SHPK.

- Advertisement -

Mehmeti ka të kursyera 48 mijë e 434 euro e 44 centë.

Sa ishte në pozitën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Mehmeti ka deklaruar se ka pasur pagë vjetore 22 mijë e 924 euro e 74 centë.

Ndërkaq, nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ai ka deklaruar se merr 2 mijë e 94 euro e 74 centë në vit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit