1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sami Lushtaku e quan ministrin Sveçla ‘kastravec’

Rekomandime

Reagime të shumta ka pasur në lidhje me incidentin e ditës së shtunë, ku anëtari i OVL të UÇK-së, Faik Fazliu u arrestua pas një kanosje që e pati ky i fundit me një zyrtar policor.

- Advertisement -

Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe ish kryetari i Skenderajt dhe ish komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, i cili pamjet e tilla ndaj një pesëtari të UÇK-së nuk duhet të trajtohen në atë formë nga policia e Kosovës.

“Realisht e respektoj shumë policinë e Kosovës sepse është një institucion shumë i respektueshëm, mirëpo ajo që ka ndodh në Prizren me të vërtet është trishtuese me e pa një invalid të luftës në qat mënyrë. Unë nuk e di, unë kam folë me Faik Fazliun, edhe nuk e di qysh ka rrjedh si ngjarje po duke e njoft Faik Fazliun di njeri i qetë dhe nuk është njeri i konflikteve, unë besoj që një shpjegim policia e Kosovës duhet ta japë”, ka thënë Lushtaku.

Ndër të tjera ai ka reaguar edhe ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku nuk hezitoi ta quajë edhe “kastravec”.

- Advertisement -

“Jo me dal ai ministri si kastravec, e me na tregu se qysh duhet me u sjell e me na tregu se qysh i ka kalu koha “njerëzve të fortë”. Unë mendoj që para ligjit nuk ka njerëz të fortë por nëse policia është sjellë në atë formë me të vërtet është për keqardhje”, ka thënë Lushtaku.

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka nisur hetimet për rastin sepse në pamjet e publikuara shihet se polici e ka shtyrë Fazliun duke e hedhur për toke.

- Advertisement -

Fillimisht Fazliu u ndal për 48 orë e rasti u inicua “kansoje ndaj policit” e më pas u lirua.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit