11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Sami Lushtaku i reagon ashpër Ramiz Lladrovcit: I vogël është ai me u marrë unë me të

Rekomandime

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i ka reaguar bashkëpartiakut të tij, Ramiz Lladrovcit pas deklaratës se jep 100 Samia për Bekim Jasharin.

- Advertisement -

Lushtaku i ka reaguar Lladrovcit duke thënë se nuk e ka mendjen me u marr me të pasi ai është i vogël.

“Shkruj thuj po thotë Samia 200 jepi se 100 pak. Boll dal unë veç një. Qesharak është ai nuk e kam mendjen me u marr me të i vogël është ai”, ka deklaruar ai për Gazetën Infokus.

Ndryshe, Lladrovci ka deklaruar se me Lushtakun nuk ka armiqësi por që nuk kanë raporte miqësore.

- Advertisement -

“Sot për sot nuk i kam raportet e mira. I kam pasë të mira, i kam prish, i kam ndreq, i kam prish, i kam ndreq. S’kam armiqësi me Sami Lushtakun. Nëse nuk e kam lënë me investu në Drenas pa i ndjek procedurat, nuk do të thotë që kemi armiqësi. 100 Sami Lushtaka i jepi për Bekim Jasharin. Por nuk përzihem në problemet mes tyre, se ata nesër bëhen mirë mes vete, një herë e kam hangër në jetën time, nuk e e ha më”, ka thënë Lladrovci në T7.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit