16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Sapo ndodhi penalltia më e keqe në histori – lihtari i Ajaxit gjuan topin jashtë stadiumit

Rekomandime

Talenti i Ajaxit, Brian Brobbey ka bërë njërën nga humbjet më të këqija të penalltive të të gjitha kohërave mbrëmjen e kaluar kur goditja e tij përfundoi jashtë stadiumit.

- Advertisement -

19-vjeçari po luante për Jong Ajax, ekipi i dytë i ekipit të Amsterdamit në ndeshjen në udhëtim ndaj Almeres e cila përfundoi me fitoren e vendasve 1-0  në divizionin e dytë holandez.

Megjithatë, kjo ndeshja ishte e pafat për talentin Brobbey, i cili humbi një penallti në minutën e 39-të ndeshjes.

- Advertisement -


Sulmuesi fantazoi shanset e tij nga 11-metërshi kur ekipit të tij iu dha një penallti në favor.

Brobbey me plot vetëbesim u nis drejt ekzekutimit, por goditja e tij la shumë për të dëshiruar pasi përfundoi mbi stadium apo jashtë stadiumit ‘Yanmar Stadion’.

- Advertisement -

Ne kemi parë penallti të ndryshe të cilat shkojnë mbi traversë në shumë raste, por huqja e Brobbey po cilësohet si më e keqja ndonjëherë.

Në të vërtetë, ne po përpiqemi të mendojmë për një penallti më të keqe në historinë e futbollit. Për më tepër, ne gjithashtu jemi të etur të dimë saktësisht se ku përfundoi topi – dhe nëse ajo goditi makinën e dikujt në parking.

Huqjet mënjanë, Brobbey ka bërë treguar vlerat me Ajaxit këtë sezon – duke bërë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve dhe duke shënuar gjashtë gola në 16 ndeshje për ekipin e parë në të gjitha garat.

Kontrata e tij me Ajaxin skadon në verë dhe ai tashmë ka rënë dakord të bashkohet me ekipin e Bundesligës, RB Leipzig, nga 1 korriku. /Telegrafi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit