1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Satelitët shohin ‘re të çuditshme’, ekspertët: Po e kthejnë planetin në ‘furrë’

Rekomandime

Derisa Toka po bëhet më e ngrohtë dhe efektet e ndryshimit të klimës vazhdojnë të përshkallëzohen, shkencëtarët druhen se retë e planetit tonë po e bëjnë atë më të nxehtë se kurrë.

Duke përdorur një qasje të re për të analizuar të dhënat satelitore, kërkuesit në një studim të ri tregojnë se retë mund ta përkeqësojnë ngrohjen globale me kalimin e kohës.

- Advertisement -

Studimi i realizuar nga ekspertë të Imperial College London dhe Universiteti i East Anglia në Mbretërinë e Bashkuar, ofron prova që sugjerojnë se ka shumë të ngjarë – me një probabilitet afërsisht 97.5% – që retë të amplifikojnë efektin serë.

“Gjatë viteve të fundit, ka pasur një numër në rritje të provave që retë ndoshta kanë një efekt përforcues në ngrohjen globale,” tha bashkëautori i studimit Peer Nowack. “Këndvështrimi ynë i ri për herë të parë të nxjerrim një vlerë globale ndaj këtij efekti duke përdorur vetëm të dhënat satelitore me cilësinë më të lartë si linjën tonë të preferuar të provave,” u shpreh ai.

Shumë vende të botës e kanë firmosur Marrëveshjen e Parisit, traktati ndërkombëtar që premton se do ta kufizojnë ngrohjen globale nën 2 gradë Celsius, ndërsa pragu ideal është 1.5. Por sipas këtij studimi, pak gjasa ka që ngrohja globale të qëndrojë nën 2 gradë mbi nivelet para-industriale e madje ajo rrezikon të shkojë edhe në tre gradë. Ai del në përfundimin se retë mund të ndryshojnë të ardhmen e të ndikojnë mbi temperaturat. Në varësi të dendësisë së tyre apo vendit se ku ndodhen në atmosferë, ato mund ta bëjnë shumë më të rëndë efektin serë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit