13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Analisti serb: Zgjidhja për Kosovën është Iufta, me Iuftë e humbëm dhe me Iuftë duhet ta kthejmë

Rekomandime

Analisti politik dhe anëtar i Bordit Menaxhues të Radio Televizionit Serb, Branko Radun, bëri një postim skandaloz në rrjetet sociale, duke shkruar se zgjidhja për Kosovën është Iufta.

Edhe pse në fillim dukej se ishte një gabim apo një profil i rremë, Radun konfirmoi për Nova.rs se ai e shkruajti pikërisht atë që kishte menduar.
“Të gjithë duhet të deklarohen. Vuçiç ka thënë se zgjidhja është ndarja. Nuk mendoj se kjo është zgjidhje realiste. Fatkeqësisht, zgjidhja është Iufta”, shkroi Radun në Twitter, duke folur për situatën me Kosovën dhe dialogun me zyrtarët e Prishtinës.

- Advertisement -

Ai pastaj shtoi:

“Kur them se zgjidhja është Iufta, dua të them se si situata ndoshta do të zgjidhet. Ne e humbëm Kosovën në Iuftë dhe e rifituam atë në Iuftë. Ne nuk duam një Iuftë, por ajo do të na imponohet nga projekti i Shqipërisë së Madhe dhe aspiratat e shqiptarëve ndaj fqinjëve të tyre “.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit