12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Schmidt ngre alarm: Serbët po përpiqen të shkëputen nga Bosnja

Rekomandime

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt i ka thënë Këshillit të Sigurimit në OKB se serbët e Bosnjës po përpiqen të shkëputen.

Schmidt ka ngritur shqetësimet e tij se Republika Serbe e Milorad Dodikut po e minon sovranitetin e Bosnjes dhe ka apeluar te komuniteti ndërkombëtar që të reagojë dhe të garantojë të drejtat e popullit të Bosnjës sipas marrëveshjes së paqes së Dejtonit të vitit 1995 shkruan Associated Press.

- Advertisement -

Ai tha se pasojat e një shkëputje të serbëve të Bosnjes do të prodhojnë efekt në tërë Ballkanin Perëndimor.

Në raportin e tij drejtuar Këshillit të Sigurimit të shpërndarë të martën, Schmidt paralajmëroi se potenciali i Bosnjës “për t’u shndërruar në një krizë sigurie është shumë real”.

Ai tha se është mirënjohës për forcën e Bashkimit Evropian, EUFOR-ALTHEA, e cila po zbaton anën ushtarake të marrëveshjes së Dejtonit, “si një masë e ndërtimit të besimit dhe një mjet i domosdoshëm për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Bosnje dhe Hercegovinë”.

- Advertisement -

Schmidt foli për herën e parë në Këshillin e Sigurimit pavarësisht protestave nga Rusia dhe Kina se ai nuk është përfaqësuesi i lartë legjitim sepse emërimi i tij nuk u miratua nga 15 anëtarët e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit