17 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Schmitt ia kthen Latifit: Papa i ofroi Skënderbeut Mbretërinë e Arbërisë, qëllimi ishte kthimi nga bota perëndimore

Rekomandime

Historiani Oliver Schmitt diskutoi me profesorin universitar, Blerim Latifi, lidhur me librin “Skënderbeu” të shkruar nga austriaku.

Latifi fillimisht tha se libri e lë një gjë të paqartë, që nuk tregon qëllimin e Skënderbeut dhe e tregon si “rebel pa kauzë”

- Advertisement -

Mirëpo studiuesi austriak thotë se në libër ceket se qëllimi i Skenderbeut ishte radhitja e Arbërisë në krah të botës perëndimore dhe për këtë Papa i ofroi atij Mbretërinë e Arbërisë buzë Adriatikut.

“Nuk pajtohem se libri e interpreton Skenderbeun si lider pa kauzë. Qëllimi i tij ishte krijimi i Mbretërisë së Arbërisë. Nuk ishte avanturier. Papa i ofroi Skenderbeut Mbretërinë e Arbërisë. Bashkëpunëtorët e tij ishin të gjithë priftërinjtë katolikë. Kjo tregon qartë. ”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Tutje ai tha se Skenderbeu ishte i vetmi lider në Ballkan që nuk pranoi ftesën e Sulltanit.

- Advertisement -

“Ishte i vetmi lider në Ballkan që nuk pranoi ftesën nga Sulltani. I vetmi ishte. Skenderbeu e kuptoi shumë mirë se rruga e vetme ishte lidhja me botën perëndimorë. Lideri serb e pranoi dhe qëllimi ishte rreshtimi i tij krah osmanëve kundër botës katolike”, shtoi ai.

Schmitt shton se atëherë qëllimi ishte që dy shtete të Ballkanit, Bosnja dhe Shqipëria, të ktheheshin nga bota perëndimore, por kjo nuk u arrit pas pushtimit nga Sulltan Mehmeti i Dytë.

- Advertisement -

“Nuk pajtohem me interpretimin se Skenderbeu nuk kishte qëllim të qartë. Ishte integrimi i Arbërisë në botën katolike. Kjo shkaktoi reagim. Edhe në Bosnjë. Ishin dy shtete që deshën të kthehen nga bota katolike. Bosnja dhe Shqipëria. Por të dyja u shtypën nga Mehmeti i Dytë”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit