2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Schroeder na tha: Ju kurrë nuk do të jeni pjesë e BE’së” pasi këmbëngulnim për Kosovën, zbulon politikani serb

Rekomandime

Lideri partisë liberale serbe Cedomir Jovanovic dje bëri të ditur hollësi nga takimet që ai dhe ish kryeministri i vr.arë serb Zorna Djindjic kishin me ish Kancelarin e Gjermanisë Gerhard Schroeder, ku pretendonte se Bashkimi Europian nuk e do Ballkanin Perëndimor brenda bllokut europian.

Jovanovic në intervistën e të enjtes në televizionin publik serb RTS kur fliste rreth çështjes së Kosovës ai përmendi rastin e vizitës së Zoran Djindjic në Gjermani dhe takimin me kancelarin gjerman Schroeder. Jovanovic tha se Djindjic kishte shkuar në Gjermani kishte shkuar menjëherë pas tentimit të vr.asjes së tij afër sallës Limes.

- Advertisement -

“Zoran Djindjic u pa edhe me Gerhard Schroeder. Schroeder ishte i zemëruar me ne pasi po këmbëngulnim për Kosovën, pasi Iraku ishte temë në atëkohë.

Zoran atëherë i tha: ‘Ajo që për ju është Iraku, për mua është Kosova. Dua të di se ku janë kufijtë e shtetit tim’. Schroeder atëherë e pyeti se përse e gjithë kjo qenka e rëndësishme, e Djindjic i tha se kjo është pasi po e duan Serbinë në Europë.

Këtu ju kthye Schroeder: ‘Po ju tanimë jeni më Europë sesa unë, shiheni si dukeni, si flisni. Por, Serbia kurrë nuk do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Kufijtë e BE’së janë ata të monarkisë së Austro-Hungareze, shto edhe frontin drejt Rusisë.

- Advertisement -

’ Dhe ashtu u ndanë” tha lideri liberalëve Cedomir Jovanovic që në periudhë ishte pjesë e kabinetit të qeverisë serbe të Djindjic.

Rastësi apo jo ‘kufijtë e BE’së’ që sipas Jovanovic që Schroeder i zemëruar i zbuloi në atë rast, janë kufijtë e monarkisë austro-hungareze të para Iuftës së Parë Botërore. Me një përjashtim, Bosnje e Hercegovinën, që ishte fushë-betejë e Iuftës së gjatë mes dy perandorive të mëdha, asaj osmane dhe habsburge.

- Advertisement -

Bashkimi Europian është nën kritika të ashpra pas ndërprerjes së procesit të zgjerimit pas nisjes së proceseve dhe shkeljes së premtimeve.

Shteti i fundit që i është lejuar të i bashkëngjitet si anëtar në Bashkimin Europian ishte Kroacia më 2013’n.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit