7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sejdiu: Qeveria Hoti po mbahet në këmbë edhe nga Lista Serbe, ka shumë sfida përpara

Rekomandime

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka komentuar situatën politike në Kosovë, ai tha se qeveria e Avdullah Hotit të LDK është në një situatë shumë të vështirë.

- Advertisement -

“Kjo kohë është tepër sfiduese. Balancat janë delikate. Kemi parë disa lëvizje interesante ditët e fundit, ajo e Ramush Haradinajt me pakënaqësinë e tij dhe një reagim të zotit Limaj,” tha Sejdiu në Syri Tv.

Kjo qeveri po mbahet në këmbë edhe nga Lista Srpska, ndërkohë që përballë ka një opozitë me numra të shumta, tha ai.

“Është një sfidë në përballje me temat e mëdha. Uroj t’ia dalë, por nuk e di sa do ketë sukses. Kemi tema që mund të sjellin reagime nga Lista Srpska,” tha ai.

- Advertisement -

I pyetur se përse Haradinaj dhe Limaj po shprehin rezerva, ai dha dy arsye. Sipas tij, PDK, pas akuzave ndaj Hashim Thaçit, mund të synojë të futet në qeveri.

“Janë çështje të shumta që mund të krijojnë mozaikun. E para është krijimi i qeverisë me numra të pakëta. E dyta është gatishmëria e PDK për të hyrë në një koalicion të ri,” tha Sejdiu.

- Advertisement -

“Kjo qeverisje e ka të vështirë të mbahet pasi balancat janë të brishta”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit