1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sekretari i NATO-s ”dridhë” gjithë Ballkanin me lajmin e fundit për Kosovën dhe vizitën e tij!!

Rekomandime

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilloi vizitën e tij të tretë në Kosovë këtë të enjte.

Gjatë pritjes në presidencë, shefja e shtetit Vjosa Osmani e shoqëroi Stoltenbergun në hollin e kuvendit dhe hapësirat në hyrje të presidencës ku janë të vendosura monumente e vepra arti që lidhen me luftën e fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Me sekretarin e aleancës që dikur i dha shtysën kryesore çlirimit të Kosovës, Osmani foli tema tjera serioze në një takim bilateral, të mbyllur për media. Për të presidenca lëshoi vetëm një komunikatë të shkurtër.

“Në këtë takim, Presidentja Osmani ka falënderuar z.Stoltenberg edhe për mbështetjen e KFOR-it për trajnimin e FSK-së, e cila procesin e tranzicionit në ushtri po e kryen konform standardeve të NATO-s, duke qenë e denjë për t`u bërë pjesë e kësaj organizate. Zonja Osmani ka përmendur edhe mbështetjen e KFOR-it dhënë komunave në përballje me pandeminë COVID-19”, u tha ndër të tjera në komunikatë.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, OKB e BE qenë temat tjera të cilat Jens Stoltenberg do t’i diskutonte më vonë edhe me kryeministrin Albin Kurti.

- Advertisement -

Se çfarë fryme mbizotëroi brenda takimit Kurti- Stoltenberg nuk dihet, ngase edhe këta u rezervuan vetëm me komunikatë.

“Duke biseduar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kryeministri theksoi punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e FSK-së në një ushtri moderne, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai shprehu gatishmërinë e FSK-së për zgjerimin e partneritetit me NATO-n, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në nivel ndërkombëtar”.

- Advertisement -

Për shndërrimin e FSK-së në ushtri në fakt, Sekretari i Aleancës Veri-atlantike nuk është se ka ndërruar qëndrim.

Në konferencën përmbyllëse që mbajti në aeroportin ushtarak të Prishtinës, Stoltenberg tha se e përkrahin FSK-në në mandatin aktual. Por se me Kurtin kanë diskutuar për një temë më të nxehtë se kaq.

Ani se kryeministri Kurti e ka dërguar në Prokurori marrëveshjen Thaçi-NATO për lejen e domosdoshme që FSK duhet të marrë nga KFOR-i për të shkuar në veri të vendit, Stoltenberg thotë se palët kanë përgjegjësi ta respektojnë.

“Kjo është diskutuar dhe e mirëpres që autoritetet e Kosovës vazhdojnë të mbështesin marrëveshjen e arritur në vitin 2013 që FSK të mos kalojë në pjesën veriore pa leje paraprake të KFOR dhe komandës së NATO-s, dhe kjo tregon ndjeshmërinë dhe sfidat dhe mendoj që kjo është zgjidhja e duhur për të shmangur ndonjë situatë që mund ta minojë dhe dobësojë përpjekjet për të ardhur deri te një zgjidhje politike dhe shmang minimin e procesit të dialogut Prishtinë-Beograd”, tha ai.

Stolttenberg tha se KFOR-i do të vazhdojë misionin e tij në Kosovë,dhe paraprakisht mbajti një fjalim para ushtarëve të këtij misioni, që përveç më të gjatin e cilësoi edhe si operacionin më të madh ndonjëherë të NATO-s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit