10.8 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Biznesmeni i Kombëtares së Kosovës: Pas Miamit dhe Oslos, investon edhe në Prishtinë

Rekomandime

Përpos që i mbeti besnik Kosovës si lojtar, tashmë kapiteni Herolind Shala edhe investon në Kosovë.

Njëri nga futbollistët më të mirë të Përfaqësueses së Kosovës, padyshim që është, Herolind Shala, shkruan Reporteri.net

Mesfushori i ‘Dardanëve’ ka bërë një karrierë mjaftë të suksesshme deri më tani, duke luajtur në shtete si Norvegjia, Çekia, Turqia e Danimarka. Por, ai zgjodhi Kosovën para vendeve tjera.

Anëtari i skuadrës së madhe norvegjeze Valerenga, po kalon nëpër një formë të mrekullueshme.

- Advertisement -

Por, Shala duket se po mendon shumë edhe për jetën jashtë futbollit, pasi tanimë ka filluar të merret me biznes dhe ai po i mbetet besnik Kosovës duke investuar në Prishtinë. 27-vjeçari ka filluar ndërtimin e një kompleksi banesor në zonën Prishtina e re afër QKUK-së.


“Shumica nga futbollistët botërorë veprojnë në të njëjtën mënyrë duke investuar në patundshmëri apo biznese të tjera. Kam pasur mundësi të investojë edhe në Norvegji ku kam lindur dhe rritur, por kam zgjedhur Kosovën pasi dua ta shoh mirë vendin tim për ta bërë këtë investim të madh”,

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka thënë se ka filluar ndërtimin e objektit të parë banesor, por nëse gjithçka ecën mirë atëherë mendon të ndërtojë edhe të tjera objekte.

- Advertisement -

“Punimet kanë filluar dhe po shihet interesim jashtëzakonisht i madh. Të them të drejtën kam fituar shumë deri më tani gjatë karrierës dhe dua të investoj edhe më shumë”.

“Tani ka filluar ndërtimi i banesës ‘AS Residence’ dhe nëse gjithçka shkon mirë atëherë besoj se do të ndërtojë edhe objekte të tjera në zonën Prishtina e re afër QKUK-së”, deklaroi Shala.

- Advertisement -

Djaloshi nga Drenasi deri më tani ka investuar në patundshmëri në dy Miami të SHBA-së dhe në Oslo të Norvegjisë./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit