Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka komentuar programin e Daut Haradinajt, tashmë kandidatit të AAK-së për kryetar të Prishtinës.
Selimi u shpreh se programi i tij është “bottom-up”, pra nga poshtë lart.
Ai po ashtu tha se Daut Haradinaj është zëri i tij.
Postimi i plotë:
Shpi për shpi, mahallë për mahallë. Programi i Dautit për Prishtinën është “bottom-up” (prej poshtë, nalt). Qytetari i Prishtinës është përcaktuesi i zhvillimit e jo funksionarët e qeverisë. Nuk kemi nevojë për fasadë as performaca. Mobilizim i qytetarit të Kodrës së Trimave, Kolovicës, Qendrës, Dardanisë, Ulpianës, Veternikut, Hajvalisë, Bardhoshit e krejt lagjeve e katundeve, duke na përfshi edhe neve të ardhurve e që Prishtina na pranoi si bijë e bija te Kryeqytetit. Dao është zani jem.
Selim Selimi, aktivist i Aleancës për Prishtinën.