0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Selmanaj: Do të ishte lajm i i mirë për Kosovën që Qeveria Kurti të marrë fund sa më shpejt

Rekomandime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se do të ishte një lajm shumë i mirë për Kosovën nëse Qeveria Kurti do të merrte fund sa ma shpejt.

“Mendoj që do të ishte lajm i mirë për Kosovën nëse kjo Qeveri merr fund sa ma shpejt”, ka thënë Selmanaj për Ekonomia Online.

- Advertisement -

Selmanaj thotë se Qeveria Kurti është duke qeverisur me arrogancë dhe padijeni.

“Do të ishte një lajm jashtëzakonisht i mirë për Kosovën nëse këta vendosin më i dhënë fund qeverisjes”, ka thënë Selmanaj tutje.

Ai tutje ka thënë se populli i Kosovës ka pasur nevojë që ta shoh Vetëvendosjen në pushtet dhe thotë se edhe populli është bindë se Qeverisja e VV-së është e paaftë për t’iu dhënë zgjidhje problemeve.

- Advertisement -

“Populli ka pas nevojë ta sheh edhe VV-në në pushtet, mendoj që për një vit e ka pa dhe është bindë që këta janë të pa aftë për t’iu dhënë zgjidhje problemeve”, ka thënë tutje Selmanaj,.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit