21.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Këshilltari i ministrit Vitia i reagon Haradinajt: Ma paska mësu emrin Rambo, falë VV-së dhe vëllaut tim deputet

Rekomandime

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin Debat Plus, ka folur për rrëzimin e qeverisë Kurti.

- Advertisement -

Derisa ka thënë se me gëzim e ka pritur të votohet mocioni i mosbesimit.

Por, ai gjithashtu ka folur edhe për punësimet që Vetëvendosje i ka bërë në institucione publike, në mesin e tyre edhe emërimin e këshilltarit politik të ministrit Arben Vitia, atë të Sami Ukës, shkruan Indeksonline.

Por, ky i fundit s’ka vonuar dhe i është kundërpërgjigjur Haradinjt, me një postim në Facebook, derisa ka thënë se shumë shpejtë lideri i AAK-së do ta mësojë edhe dallimit mes emërimit dhe punësimit.

- Advertisement -

Ky është postimi i Ukës:

Ma paska mësue emrin edhe Rambo falë VV dhe vëllaut tim deputet Fitimit. Jam shumë i lumtur dhe krenar.

- Advertisement -

Besoj që shpejt do ta mësojë edhe dallimin mes “emërimit” dhe “punësimit”. Tash do pensionohet plotësisht dhe do ketë kohë me bollëk…e ne nuk po kemi kohë të merremi me vajtimin e tij se duhet të menaxhojmë pandemin e Coronavirusit që ky dhe “ekspertët” si ky të mos na fajsojnë për vdekjet prej Coronavirusit në Itali !!!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit