9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Robelli: Thaçi përçarësi më i madh i politikës në Kosovë, vendit i duhet qeveri e re – jo zgjedhje

Rekomandime

Enver Robelli, redaktor i të përditshme zvicerane “Tages Anzeiger”, mendon se e vetmja zgjidhje për krizën politike në Kosovë është formimi i një qeverie të re dhe jo zgjedhje të reja. Ai shprehet se, rrëzimi i qeverisë kur jemi në pandeminë e COVID-19, tregon papërgjegjshmëri të dyanshme për dy aleatët e koalicionit qeverisës, Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.Robelli e konsideron veprim “harakiri” nga ana e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti vendimin për të shkarkuar një ministër nga partneri i koalicionit pa u konsultuar me aleatin, kurse përfaqësuesin e posaçëm të Presidentit Amerikan, Richard Grenell, e quan si të painformuar për çështjen Kosovë-Serbi dhe e konsideron atë “aleat” të Hashim Thaçit.“Z. Grenell ka një aleat dhe ai është z. Thaçi dhe këtu kemi të bëjmë me një kauzë politike. Nuk shoh ndonjë rrugëzgjidhje të shpejtë.

- Advertisement -

Shumë se shpejt konflikti do të personalizohet, mes z. Kurti dhe z. Thaçi, për të thelluar krizën politike. Nuk besoj se z. Kurti do t’i nënshtrohet kërkesave të z. Thaçi, pasi me vite të tëra ka polarizuar skenën politike të Kosovës, është përçarësi më i madh i skenës politike në Kosovë, tani po bën rolin e Presidentit të unifikojë politikën. Nuk është detyrë e tij të unifikojë klasën politike. Ai duhet të mandatojë sërish Vetëvendosjen dhe të presë nëse mund ta formojë qeverinë. Nëse nuk mundet, atëherë të gjendet një zgjidhje tjetër. Nuk shoh se mund të shkohet në zgjedhje të reja”, u shpreh Robelli për “Euronews Albania”.

Gazetari i njohur e shikon afrimin e PDK-së me LDK-në por edhe të partive të tjera të vjetra, si bashkim i politikanëve që kanë kryer korrupsion për shumë vite në Kosovë dhe gjithçka po e bëjnë për të shpëtuar veten e tyre.“Kosova është vend i vjedhur, i plaçkitur dhe zemërimi i njerëzve është legjitim. Kemi rigrupim të njerëzve që e kanë vjedhur Kosovën për 20 vjet dhe janë gati të negociojnë për çdo marrëveshje të keqe vetëm për të shpëtuar lëkurën e tyre. Njerëz që thonë do të bashkëpunojmë për popullin kanë dosje të trasha korrupsioni”, tha Robelli.Duke komentuar idenë e shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë, Robelli thotë se zanafilla nuk është nisur nga SHBA-ja, por nga Federica Mogherini, ish-përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, të cilën Robelli e konsideron një “injorante politike” dhe më pas është komentuar publikisht si ide nga ish-këshilltari i Trumpit për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.

“Por, ideja ka ekzistuar prej 20 vitesh nga politikanët serbë, që synojnë ndarjen e Kosovës”, tha Robelli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit