3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Selmanaj: Këta të VV-së ishin njerëz të pazareve, bënë marrëveshje me Listën Serbe

Rekomandime

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se VV tregoi që nuk ndërron asgjë në politikbërje nga partitë tjera.

- Advertisement -

Ai thotë se zgjedhja e Presidentes është bërë me pazare politike.

“Këta të VV-së ishin njerëz të pazareve. Ishin njerëz të territ. Ata nuk ndërruan asgjë nga partitë tjera dhe thanë se po sjellin ndryshimin por bënë pazare më mirë se krejt të tjerët. U soll ligji për votim në pikë të natës. E sollën në sallë dhe shantazhuan. Pastaj morën deputetë të partive tjera. E kishin kritikuar këtë me vite.”, tha ai.

Ai tutje tha se për zgjedhjen e Vjosa Osmani Presidente u bë pazare edhe me Listën Serbe.

- Advertisement -

“Ky deputeti, Adem Hoxha. Ai është zgjedhur nga Iniciativa Rome. Por me vota të Listës Serbe. Ka vota të serbëve dhe asnjë të romëve. Kjo dihet. Ka edhe akuza nga partitë tjera rome se iu vodhën votat dhe kanë të drejtë. E shihni se ndryshoi asgjë. “, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit