Zëvendëskryeministri nga LDK’ja, Driton Selmanaj ka folur për paralajmërimet e Vjosa Osmanit se do të hap parti të re.
Selmanaj ka thënë se LDK asaj mund t’i urojë veç fat dhe suksese.
“Neve na mbetet t’i urojmë çdo të mirë dhe suksese”, u shpreh ai për një TV, shkruan Periskopi.
Ai po ashtu ka bërë një apel ndaj ofendimeve të Vjosa Osmanit ndaj kryetarit dhe zyrtarëve të tjerë të LDK’së.
“Të mos fyhet shpija ku ke ngrënë bukë gjatë, je rrit gjatë, ke qëndru gjatë, unë mendoj që është edhe amorale paksa”, ka thënë ai.
Tutje ai u shpreh asnjë nga degët e LDK’së nuk kanë shprehur interesim për të përkrahur Osmanin e po ashtu sipas tij vetëm se është rritur mobilizimi për LDK’në dhe kryeministrin Avduallah Hotin.