-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Selmanaj paralajmëron: Karriera politike e Kurtit do të marrë fund

Rekomandime

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin në T7 se nëse qeveria nuk zbaton Marrëveshjen e Uashingtonit, atëherë karriera politike e kryeministri, Albin Kurti, do të marrë fund.

Selmanaj ishte pjesë e delegacionit që udhëtoi për në Uashington më 4 shtator të vitit 2020, ku u nënshkrua Marrëveshja e Uashingtonit në mes të Kosovës dhe të Serbisë. Mirëpo zbatimi i kësaj marrëveshje ka ecur ngadalë në disa pika. Deputeti i LDK-së thotë se nëse ajo nuk kalon do të ishte fundi i karrierës së Kurtit.

- Advertisement -

Nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Uashingtonit, karriera e Kurtit merr fund. Nuk them vetëm se do të rrëzohet. Por karriera e tij do të marrë fund. Kemi pasur edhe letrën e Sekretarit Blinken që kërkoi zbatimin e marrëveshjes”, thotë ai.

Ai tutje shton se Kosova ka ecur mirë në të kaluarën pari ish-liderët mund të lexonin mirë letrat e SHBA-së.

Pse Kosova ka ecur mirë mes viteve 91-99. Sepse kemi pasur një klasë politike që ka ditur të lexojë mirë mesazhet e SHBA-së. Ata nuk kanë kohë të dërgojnë mesazhe cdo ditë. Një herë dërgojnë letër dhe pastaj ti e vazhdon rrugën. Nëse nuk je në rrugë të drejtë, atëherë nuk do të kalosh në marrëveshjen tjetër”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit