Përplasjet në mes të partnerëve të koalicionit kanë vazhduar edhe pas takimit të një dite më parë mes liderëve të këtij koalicioni.
Lideri i LDK’së Isa Mustafa ka thënë se proceset politike me të cilat po ballafaqohet vendi kërkojnë bashkëpunim dhe besim reciprok të të gjithë aktorëve. Mustafa la të hapur mundësinë e konfigurimit të qeverisë.
Ndërkaq numri dy i qeverisë nga LDK’ja Driton Selmanaj ka thënë se me liderin e AAK’së nuk kanë dallime për dialogun por ka pasur keqkuptime.
Sipas Selmanajt vlerësimet e Haradinajt për këtë proces ishin pa materie dhe artificiale.
“Vlerësimi ynë është se qëndrimet dhe vlerësimet e që Haradinaj po i jep për procesin e dialogut nuk kanë substancë dhe pa materie. Janë artificiale dhe prandaj dhe i kemi informu nga dora e parë duke i thënë se kjo qasje për neve nuk është e pranueshme”, tha Selmanaj për televizionin publik të Kosovës.