9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kosova mëson Grupin dhe kundërshtarët në rast kualifikimi në ‘Euro 2020’

Rekomandime

Është hedhur shorti i fazës së grupeve të Kampionatit Evropian 2020. Në rast kualifikimi në ‘Euro 2020’, Kosova do të luajë në Grupin C kundër Holandës, Ukrainës dhe Austrisë.

Në mesin e ekipeve kombëtare që me ankth e emocione e kanë pritur shortin e së shtunës, ishte edhe Kosova.

Kosova s’e arriti kualifikimin direkt në Kampionatin Evropian 2020 përmes Grupit A, pasi që mbeti në pozitën e tretë, prapa fitueses së grupit Anglisë dhe Çekisë.

- Advertisement -

Megjithatë, ëndrra e Kosovës nuk u mbyll me kaq. Dardanët kanë mundësi të kualifikohen në këtë kampionat përmes Rrugës D të play-offs, ku në gjysmëfinale do të luajnë kundër Maqedonisë, ndërsa në finale i pret ose Gjeorgjia, ose Bjellorusia.

Po ta arrijë finalen dhe ta fitojë atë, Kosova do të kualifikohet në EURO 2020, ku tashmë është bërë e ditur se do të radhitet në Grupin C.

Nëse Kosova kualifikohet nga play-off i Nations League, do të ketë punë në Grupin C me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë,

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit