17 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Çfarë u konstatua për minën detare që u gjet para tre dite në Turqi

Rekomandime

Minat detare të vendosura në Detin e Zi për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës janë kthyer në një kërcenim të madh për Turqinë dhe vendet përreth. Mediat turke raportojnë se mëngjesin e sotëm është gjetur një tjetër minë detare në ujërat e këtij shteti në kufi me Bullgarinë. Mina detare u gjet vetëm dy ditë pas të parës, e cila u konstatua nga peshkatarët në hyrje të ngushticës së Bosforit nga Deti i Zi.

Menjëherë pas konstatimit të minës, sërish nga peshkatarët, u njoftuan autoritetet, të cilat gjenden në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin e rrezikut.

- Advertisement -

Dy ditë më parë, peshkatarët konstatuan një objekt të zi që lundronte pranë tyre duke bërë që të dyshonin se bëhej fjalë për një minë detare. Menjëherë u njoftuan autoritetet, të cilat urdhëruan pezullimin e lundrimit në ngushticë, ndërsa u vërtetua se bëhej fjalë për një minë detare, prodhim sovjetik.

Ekspertët turq vunë alarmin pak ditë më parë se minat e vendosura nga Ukraina dhe Rusia në Detin e Zi mund të vinin deri në Turqi për shkak të rrymave detare dhe furtunës që përfshiu zonën sëfundmi.

Gjasat janë sipas tyre që gjatë ditëve në vijim të hasen mina të tjera të ngjashme në zonë për shkak se kanë zbritur nga veriu për në drejtim të jugut dhe zona më e rrezikshme për shkak të rrymave detare është pikërisht hyrja e ngushticës së Bosforit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit