1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Selmanaj për Osmanin: Koha do të tregojë se cili kemi pasë të drejtë

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur për përplasjet mes tij dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Selmanaj theksoi se arsyeja e përjashtimit të saj nga LDK-ja është për shkak të vendimeve të saj të ndryshme dhe jo mendimeve.

“Kushdo që ka menduar se LDK e vendosin në margjina, kanë gabuar. Mendimi ndryshe dhe vendimi ndryshe duhet të ndahet. Osmani nuk u largua për shkak të mendive ndryshe por për shkak vendimeve ndryshe’’, u shpreh Selamanaj.

Ai më tutje tha se nuk ka asgjë personalisht kundër Osmanit, veçse kanë dallime parimore me të.

- Advertisement -

“Unë personalisht nuk kam asgjë me Osmanin, bile kemi pasë një raport miqësor. Kemi dallime parimore. Koha do të kallxojë se cili kemi pasë të drejtë. Në mënyrë paradoksale ajo nuk e përkrah qeverinë e partisë së saj. LDK nuk po merret me këtë cështje tash veç partisë që i takon kjo pozitë, mund të kontestojë pozitën e Osmanit”, tha Selmanaj në Rubikon./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit