6.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Selmanaj u kundërpërgjigjet krerëve të LDK-së: Qenkan prek “gjenerata e re reformatore”

Rekomandime

Zëvendëskryeministri në detyrë dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj u është kundëpërgjigjur udhëheqësve të partisë, të cilët reguan atij pas deklaratës se kryetari i ri, Lumir Abdixhiku po bën “turr e vrap” për t’u takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin.

- Advertisement -

Selmanaj ka thënë se ata që i reguan nuk janë në të vërtetë gjeneratë e re reformatore e partisë, por sipas tij, ata kanë përgjegjësi për humbjen e 50% të elektoratit të LDK-së.

“Qenkan prek pak “gjenerata e re reformatore” e LDK-së. Pajtohem që zërin qytetar duhet dëgjuar me shumë kujdes, dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por ky reflektim duhet të filloj pikërisht nga ata që për 20 vite mbajtën pozita të rëndësishme në LDK, dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50% të elektoratit të LDK-së.
Është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformator apo “dream team”!.Kjo kohë ka kaluar!… LDK”, ka shkruar Selmanaj.

Sektetari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka thënë për Gazetën Express se qëndrimet e Driton Selmanaj, nuk e përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të LDK-së. Ahmeti ka thënë se ka kaluar koha e fshehjes së përgjegjësisë në LDK, ndërsa ka theksuar se kryetari i ri i partisë, Lumir Abdixhiku e ka mbështetjen e plotë të Kryesisë për t’u takuar me Vjosa Osmanin.

- Advertisement -

“Në Kryesi dje i është dhënë mbështetje e plotë kryetarit Abdixhiku për vazhdimin e bisedimeve. Qëndrimet personale të kujtdo qofshin nuk e përfaqsojnë qëndrimin zyrtar të LDK-së. Praktikat e fshehjes së përgjegjësise kanë kaluar. Mbi të gjitha, është mirë që leksione të mos jepen por të reflektojnë në mbeshtetje për vizionin e ri e të kryetarit Abdixhiku”, ka thënë Ahmeti.

Paraprakisht, edhe nënkryetari i LDK-së, Anton Quni i regoi Driton Selmanajt, i cili e kritikoi qasjen e kryetarit të ri të LDK-së për t’u takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, zj Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as “turr” e as “vrap”! LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt. Dream Team” në krye me Lumirin”, shkroi Quni në Facebook.

Selmanaj ka thënë se vendimi i Abdixhikut për t’u takuar veçmas Osmanin i bën dëm LDK-së. Sipas tij, LDK-ja rrëzohet edhe më shumë me këto veprime, që, siç thotë ai, ia humbin dinjitetin edhe atyre që në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan për këtë parti.

“Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferu mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik. “Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosen, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve QËNDRESTARË të saj”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku të premten u takua me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti për të diskutuar lidhur me formimin e institucioneve të reja. Takimi u mbajt për ta diskutuar me theks të veçantë zgjedhjen e presidentit të vendit, post të cilin e synon Osmani, e cila doli nga LDK-ja pasi u shkarkua nga të gjitha pozitat udhëheqëse në parti, për t’i fituar më pas zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku garoi së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje, partinë ish-rivalit të saj politik, Albin Kurti.

Pas këtij takimi, Abdixhiku tha se do të kërkojë takim vetëm me Osmanin, të cilës i nevojitet mbështetja e ish-partisë së saj për ta marrë pozitën e shefes së shtetit, pasi që dy partitë tjera opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja, janë deklaruar hapur se nuk do ta bëjnë këtë. Ideja e Abdixhikut dje mori edhe miratimin e anëtarëve të Kryesisë së re të partisë, jashtë së cilës u la Driton Selmanaj dhe zyrtarë të vjetër të LDK-së, të cilët konsideroheshin si ‘armiqtë’ më të mëdhenj të Osmanit dhe fajtorë për rezultatin më të dobët ndonjëherë që partia e mori në zgjedhjet e 14 shkurtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit