1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Senati Amerikan: Marrëveshja të mbyllet me njohje nga Serbia, SHBA ta mbështes ushtrinë e Kosovës

Rekomandime

Komiteti i Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura ka publikuar raportin për vitin 2021 ku ka kërkuar nga Administrata e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamenti i Shtetit Amerikan që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me njohje reciproke, si dhe SHBA të vazhdon të mbështes ushtrinë e Kosovës në transformimin e saj dhe anëtarësimin në NATO

- Advertisement -

Një raport shumë faqesh për vitin 2021 nga Komiteti i Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura, është përmendur edhe çështja e Kosovës, ku është kërkuar që SHBA të vazhdon përkrahjen e parezervuar të shtetit të Kosovës nëpër etapat e rëndësishme që po kalon.

Në këtë raport si shqetësim për Kosovën shihet shteti i Rusisë ku ka rritur ndikimin në Ballkanin Perëndimorë dhe po dëshiron destabilizim të situatës nëpër shtetet ku jetojnë edhe komuniteti serbë, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Sipas Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura, SHBA’ja duhet të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshje historike e cila do të ketë si element kryesor njohjen reciproke dhe trupat amerikane duhet të mbesin në misionin e KFOR-it, po ashtu SHBA duhet të mbështes Forcën e Sigurisë së Kosovës drejt një transformimit në një ushtri dhe gjithashtu anëtarësimin në NATO.

- Advertisement -

“Komiteti beson se SHBA’të duhet të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje historike për normalizim të raporteve me njohjen reciproke si element qendror”, thuhet ndër tjerash në këtë raport,

“Komiteti beson se SHBA’ja duhet të vazhdojë përkrahjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës drejt një transformimi gradual drejt një ushtrie multi-etnike të Republikës së Kosovës që ndërvepron me anëtarët e NATO-së”, thuhet ndër tjerash në raport

- Advertisement -

Shqetësim kryesor në këtë raport mbetet përzierja dhe influenca e shërbimeve të huaja në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë Rusinë.

Më poshtë keni dokumentet e publikuara nga Komiteti i Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit