1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Serbët e veriut: Lufta në Ukrainë është e shpikur dhe e imponuar nga NATO-ja

Rekomandime

Shumica e qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës janë të qëndrimit pro-rusë dhe mbështesin veprimet e Kremlinit në Ukrainë, ndonëse këtë nuk e thonë drejtpërdrejtë.

Ata në anketën për Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, shprehen se Iufta nuk është e mirë, pavarësisht ku ndodhë, por hezitojnë ta pranojnë si fajtorë Rusinë dhe Putinin për atë që po ndodhë në Ukrainë.

- Advertisement -

Disa arsyetohen se nuk janë të informuar rreth kësaj çështjeje dhe nuk kuptojnë shumë nga politika, e disa të tjerë shkojnë aq larg sa fajësojnë Amerikën dhe NATO-n për Iuftën atje.

Branimir Kërstiq, gazetar dhe analist politik, ka bërë të ditur se shumica e serbëve të Kosovës janë të qëndrimit pro rusë dhe mbështesin atë që po ndodhë në Ukrainë.

Sipas tij, kjo ndodhë për shkak të qëndrimit të tyre glorifikues se rusët dhe serbët janë vëllezër.

- Advertisement -

“Shumica dërmuese e serbëve në Kosovë janë të qëndrimit pro-rusë dhe mbështesin atë që po ndodhë në Ukrainë. Mbështesin politikën e Vlladimir Putinit, duke u thirrur në paralajmërimin e federatës ruse kur bëhet fjalë për prezencën e NATO-s, afër kufijve të Rusisë. Paralajmërimi i një paradoksi të tillë është pothuajse i pakuptimtë, thjesht për arsye se serbët konsiderojnë se Kosova i është marrë Serbisë falë NATO-s, në anën tjetër marrjen e Ukrainës nga ana e Rusisë, ata e shohin krejtësisht ndryshe. Se a ekziston individë ose ndonjë përjashtim sa i përket qëndrimit të serbëve ndaj federatës ruse, unë mendoj se jo, thjesht për shkak të qëndrimit të tyre glorifikues se rusët janë vëllezërit e tyre. Dhe në këtë kontekst, vëllai edhe atëherë kur e ka gabim, e ka mbështetjen e plotë”, ka thënë Kërstiq.

Ai u shpreh i sigurtë se askush nuk është i lumtur për atë që po ndodhë në Ukrainë, ndërsa tha se është momenti i fundit kur Serbia duhet të përcaktohet nëse dëshiron të kthehet në kohën e parahistorisë, apo t’i bashkohet botës së civilizuar.

- Advertisement -

“Definitivisht askush nuk është i lumtur për atë që po ndodhë në Ukrainë, dhe nuk ekziston qenie njerëzore e cila është e lumtur për VlKTlMAT. Se a ka arsyetim kur shkoni në vrasje dhe therje, me siguri jo. Mendoj se në këtë moment për komunitetin është më shumë se e duhur të kuptojë se qëndrimi ndaj asaj që po ndodhë në Ukrainë, mund të jetë kruciale për mbijetesën e serbëve në Ballkan. Duke marrë parasysh se Rusia tashmë është e zënë me pjesën aziatike dhe një pjesë të Evropës lindore, për Serbinë tani është momenti që të bie vendimin e drejtë dhe nëse do të kthehet të jetojë në kohën parahistorike, ose t’i bashkohet civilizimit dhe botës së civilizuar”, sqaroi analisti Kërstiq.

Mijat Mollotoviq, profesor nga veriu i Mitrovicës, thotë se lufta në Ukrainë është e shpikur dhe e imponuar nga NATO-ja.

Sipas tij, Rusia vetëm është duke mbrojtur kufijtë e saj, derisa NATO-ja po dëshiron të dëshmohet si triumfuese.

Në pyetjen nëse Putini dhe Rusia janë fajtorë për luftën, ai tha se është ortodoks dhe nuk mund të flet kundër vetes, gjegjësisht kundër Rusisë.

“Mendimi im dhe i shokëve të mijë është se e kuptojmë gjendjen në Ukrainë sepse edhe ne kemi përjetuar një situatë të tillë. Ndoshta ne kemi qenë në një situatë akoma më të keqe, për shkak se ata po i mbështetë bota, ndërsa neve bota na bombardoi, kështu që kemi qenë të gjymtuar…Kjo është një luftë e shpikur, të cilën e ka imponuar NATO-ja. Luftërat gjithmonë udhëhiqen për ta përmirësuar armatimin, teknikën Iuftarake etj. Në fakt, NATO-ja këtu kërkon veten që të dëshmohet se është fituese, ndërsa Rusia kërkon kufijtë e saj dhe po mbron veten…Shikoni, unë jam ortodoks dhe nuk mund të flas kundër vetes, pra kundër Rusisë, sepse ajo po mbron kufijtë e saj”, theksoi Mollotoviq.

Svetllana Jankoviq, pensioniste nga veriu i Mitrovicës, pohon se Iufta nuk është e mirë kudo që ndodhë, por nuk zgjerohet më shumë për detaje.

“Lufta nuk është e mirë askund, jo vetëm në Ukrainë, por askund, të vd*esë populli është mëkat… Jam grua e vjetër dhe nuk marrë vesh nga politika”, tha ajo.

Ranko Petroviq, shprehet se asnjë Iuftë nuk është e mirë dhe të drejtën për të krijuar Iuftëra nuk e kanë as Amerika dhe as Rusia.

Petroviq: Ne qytetarët e Kosovës e dimë më së miri, e përjetuam vetë

“Asnjë Iuftë nuk është e mirë për qytetarët, kudo që ndodhë. Kush po e nxitë, këtë e dinë këta lart të cilët po udhëheqin me këto Iuftëra…sepse ne qytetarët e Kosovës e kemi përjetuar vetë në lëkurën tonë. Askush nuk ka të drejtën e Iuftës as Rusia dhe as Amerika”

Millanka Gjuriq, po ashtu nga veriu i Mitrovicës, tha se nuk është e njoftuar sa duhet, andaj edhe nuk di çfarë të thotë.

“Unë nuk jam e njoftuar sa duhet, andaj nuk di çka të them dhe të gjykojë. Secili ka mendimin e vet, vërtetë nuk di. Nuk e di nëse edhe Putini është fajtor, ndoshta edhe ka vepruar drejt, as këtë nuk e di”, potencoi Gjuriq.

Rusia më 24 shkurt filloi një suIm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës të enjten, herët në mëngjes, duke bombarduar qytete dhe baza ushtarake nga ajri dhe toka, ndërsa banorët ukrainas u dyndën nëpër trena për t’u larguar. Ndërkohë, Serbia nuk ka dënuar GJEN0ClDlN rus në Ukrainë dhe as nuk ka vendosur sanksione.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit