4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Serbët në kundërshtim të aksionit policor – bllokojnë rrugën me kamionë

Rekomandime

Pas vendosjes së masave të reciprocitetit për vendosjen e tabelave “RKS” për të gjitha veturat të cilat hyn në Kosovë nga Serbia, dhjetëra qytetarë serb janë grumbulluar afër pikës kufitare në Jarinje.

- Advertisement -

Ata kanë ndalur kamionët e tyre në pikën kufitare dhe po presin, ndërkohë Policia e Kosovës po e vëzhgon situatën e krijuar.


Ky aksion i Policisë së Kosovës, konkretisht Njësisë Speciale Operative, ka filluar të zbatohet në ora tetë të mëngjesit të së hënës.

Ata ajnë vendosur në këtë pikë kufitare dhe në pikën tjetër, në Bërnjak, disa orë më herët se fillimi i aplikimit të kësaj mase.

- Advertisement -

Nga kampi i Njësisë Speciale në Mitrovicën Veriore i njohur si Belvedere, dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në këtë ish pikë kufitare.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident.

Ekipi i Albanian Post i cili e ka përcjellur këtë aksion të Policisë së Kosovës që nga fillimi, është duke qëndruar në vendin e ngjarjes, në këto dy pika kufitare.

- Advertisement -

Në anën tjetër, shefi i të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën, Petar Petkovic ka reaguar në llogarinë e tij në facebook duke thënë se ky aksion është provokim.

Nga ardhja e Albin Kurtit, aksioni që planifikon ta zbatojë nesër, të cilin e nisi sot duke ngritur infrastrukturë shtesë në Jarinje dhe kalime tjera administrative, është provokimi dhe kërcënimi më i rrezikshëm për popullin serb në Kosovë”. “Serbet nga Kosova nuk do ta lejojnë Kurtin të shkelin të drejtat e tyre në këtë mënyre dhe të kërcënojë dy vlerat më të shenjta – të drejtën e lirisë së fjalës dhe prandaj do të jemi këmbëngulës në qepjen e të drejtave të serbëve në Kosovë”, perfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit