-0.5 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Serbët në panikë, nuk shpëtojnë aq lehtë nga SHBA pas blerjes së armatimit nga Rusia

Rekomandime

Mediat serbe dhe analistë në Serbia janë në panik dhe kanë nisur spekulimet rreth vizitës së udhëheqësit të ‘Task Force 231’ në Departamentin të Shtetit Amerikan, Thomas Zarzecki, që mbikëqyrë shtetet që shkelin sanksionet e vendosuara Rusisë

Pas vizitës së emisarëve amerikanë, së pari Richard Grenell, e më pastaj Matthew Palmer, Beogradin do ta vizitojë një tjetër specialist amerikan. Thomas Zarzecki udhëheqë ‘task forcën 231’ të Departamentit e Shtetit Amerikan, që mbikëqyrë implementimin e seksionit 231 të aktit ligjor të 2017’së CAATSA, me detyrë të dënimit të shteteve që bashkëpunojnë në rrafshin ushtarak me Federatën Ruse.

- Advertisement -

Thomas Zarzecki zbret në Beograd këtë të premte e mediat serbe janë duke spekuluar se Trump e ka dërguar të i dënoj për blerjen e armatimit nga Putin. ‘Ekspedita ndëshkuese po vjen’ thekson media serbe Kurir.

Asistenti i ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, e kishte ulur rëndësinë e partneritetit serb e rus në fushën ushtarake duke theksuar se SHBA’të janë partner më i madh ushtarak se Rusia. Por në të njëjtën kohë kishte shprehur edhe zhgënjimin me BE’në pas refuzimit të hapjes së negociatave për Shqipërinë e Maqedonisë së Veriut dhe lënien anash të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në BE, duke e lënë nën ndikimin e Rusisë, Kinës dhe Turqisë.

Palmer kishte paralajmëruar se është mundësia që nëse Serbia kërkon sisteme specifike ruse ushtarake, që do të shtonte rrezikun që të përballet me sanksione. Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic kishte provuar të tregohej gjakftohtë kur pyetej rreth kësaj çështje duke thënë se janë të vetëdijshëm për këtë nuk ka nevojë të na thuhet.

- Advertisement -

Serbia dhe Rusia kishin mbajtur stërvitje të përbashkët ushtarake në Beograd, përreth aeroportit ushtarak Batajnica, ku ishin shfaqur sistemi raketor tokë- ajër S-400, dhe sistemin mbrojtjes kundërajrore, S-1 Pancir.

Pas ushtrimi dhe gjatë tij ishte spekuluar mjaft nga media dhe zyrtarë të të dy vendeve rreth munësisë së blerjes së S-400 nga Serbia.

- Advertisement -

Serbia gjatë pushtetit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic këmbëngul se është shtet neutral ushtarak. Partneri më i madh tregtar i Serbisë është Bashkimi Europian. Por, Serbia kishte refuzuar të i vendosë sanksione Rusisë, nga të paktat shtete në Europë, pas aneksimit të gadishullit të Krimesë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit