Serbët nga Vushtrria e Obiliqi nisen drejt veriut, bëjnë veprime provokative

0
224

Protestës dhe bllokadës në veri i janë bashkuar edhe serbë nga pjesë tjera të Kosovës.

Sot, në veri kanë shkuar edhe serbë nga Vushtrria, Prelluzha e Obiliqi, transmeton lajmi.net.

Me vete ata kanë bartur edhe një baner në përkrahje të bashkëkombasve të tyre nga veriu.

Siç shihet në foto, disa nga serbët kanë bërë edhe veprime provokative nacionaliste duke ngritur tre gishta.

“Serbët nga Kosova dhe Metohija qendrore gjithmonë me vëllezërit nga veriu”, shkruan në banerin e tyre.