8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Serbët që e hoqën flamurin shqiptar në Koshare u kamufluan si gazetarë amerikanë në Junik

Rekomandime

“Para një jave Ramë Manaj me disa serbë kanë qenë atje. Ka mundësi që kjo video është bërë atë ditë…”, ka thënë Berisha.

- Advertisement -

Berisha thotë se aktualisht nuk e di nëse flamuri shqiptar ndodhet në objektin e bombarduar gjatë luftës, pasi tregon se ka kohë që nuk ka qenë në vizitë në atë vend.

“Prej fundit të gushtit nuk kam qenë nuk e kam parë nëse flamuri është aty apo jo. Një djalë nga Krusha e ka vendosur këtë flamur”, ka thënë ai.

Sipas Berishës, personat në video, kanë shëtitur hapur nëpër Junik duke u paraqitur si gazetarë amerikanë.

- Advertisement -

“Janë interesuar për luftën në Kosovë, kanë kërkuar nga zyrtarët e Junikut qe të shkojnë për t’i parë varrezat e Koshares. Janë pritur e respektuar nga banorët e Junikut”, ka thënë ai.

Ndërkohë, videon derisa prifti largon flamurin shqiptar e ka publikuar gazeta serbe “Novosti”.

- Advertisement -

“Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, kishte thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit