1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Serbëve iu ‘dhemb’ deklarata e Kurtit për Spanjën

Rekomandime

Mediat serbe janë marrë me deklaratat e Albin Kurtit, liderit të Vetëvendosjes sa i përket planit që do të zbatoj kur të zgjidhet kryeministër.

Kësaj radhe ata janë marrë me një deklaratë të Kurtit dhënë për mediat spanjolle. Kurti në këtë deklaratë kishte thënë se Spanja nuk duhet të ketë frikë nga njohja e Kosovës.

- Advertisement -

Deklarimi i Kurtit për të përditshmen spanjolle “El Pais” të publikuar nga mediat serbe:

Kurti për El Pais: Spanja nuk duhet të ketë frikë nga njohja e Kosovës

Unë jam shumë i paduruar t’i shpjegoj elitës politike dhe popullit të Spanjës që ata nuk duhet të kenë frikë nga pavarësia e Kosovës, thotë udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

- Advertisement -

Ai thotë se njohja nuk do të thotë padrejtësi ndaj askujt, përkundrazi, Spanja do të bashkohej me shumicën e vendeve të Kombeve të Bashkuara, shkruan e përditshmja spanjolle “El Pais”.

“Kosova nuk duhet të krahasohet me asnjë pjesë të Spanjës. Është absurde të identifikosh Spanjën me Serbinë. “Si një vend që është pjesë e BE dhe NATO, ajo njohje është e rëndësishme për ne dhe do të jetë një përparësi për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe për mua si Kryeministër,” tha Kurti.

- Advertisement -

Udhëheqësi i Vetëvendosjes e konsideron një avantazh që Socialistët janë në pushtet në Spanjë, parti të cilës i takon Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell, i cili zgjodhi Prishtinën për vizitën e parë ndërkombëtare pasi mori zyra në dhjetor 2019.

“Duhet të ketë bashkëpunim dhe solidaritet midis Social Demokratëve në të gjithë Evropën,” tha Kurti, duke theksuar marrëdhëniet shumë të mira si me International Socialist ashtu edhe me Aleancën Progresive, së cilës i përket edhe PSOE, partia e Kryeministrit Spanjoll Pedro Sanchez.

Të kujtojmë, Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohën një Kosovë të pavarur, së bashku me Qipron, Sllovakinë, Greqinë dhe Rumaninë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit