6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Serbëve u djeg deklarata e ministrit gjerman Heiko Mass

Rekomandime

E pabesueshme është kërkesa e Prishtinës për rishikim të marrëveshjes së Brukselit, të cilën ajo nuk e ka përmbush, dhe mund të konstatohet se Berlini është një nga inspiruesit e pushtetit në Kosovë që mos të përmbushet ajo për çka janë pajtuar.

Kështu e sheh situatën pas vizitës së ministri të jashtëm gjerman në Prishtinë dhe Beograd, ish-shefi i qendrës koordinuese Nebojsha Çoviç, aq më shumë motivimi i Prishtinës për të mos përmbushur marrëveshjen për të cilën është e obliguar është një nga shkaqet e vetë vizitës.

- Advertisement -

Sipas Çoviç, nëse pyesni ministrin gjerman Heiko Mass a mundet Gjermania të ndikojë që të përmbushet marrëveshja e Brukselit, ai do përgjigjet i matur edhe do drejtojë gishtin a Uashingtoni.

“Gjermanët gjithë kanë projektin shtesë, sikur që e kishin me Haradinajn dhe taksat. Ajo me të cilën luajnë është sa jo-përgjegjëse edhe hipokrizi, kur shikohet marrëveshja e Brukselit, pasi çdo gjë nga ana jonë u realizua me afat, ndërsa pala e Prishtinës nuk përmbushi asgjë. Dhe tash ndodhë ajo që nuk është dëgjuar ndonjëherë, ne kemi përmbushur gjithçka ata nuk kanë bërë asgjë dhe kërkojnë rishikim të marrëveshjes”, sqaron Çoviç.

Rishikimi i marrëveshjes është qasje jo korrekte, por nëse kjo ndodhë kthehemi në fillim në KS të OKB-së është kategorik Çoviq, duke përkujtuar se Beogradi ka bërë lëvizje të mëdha në realizimin e marrëveshjes së Brukselit përkundër kundërshtimit të opinionit në Serbi dhe Kosovë. Shqiptarët nga një mashtrim me rishikim do të shkojnë në mashtrimin e ri.

- Advertisement -

Si duhet evitojë këtë Serbia, këshilla e tij është se duhet të sillet si pala rivale, shumë premtime e pak përmbushje.

Konstatimi i Maas se me marrëveshjen e normalizimit do ketë dobi ekonomike, Çoviç përkujton se bashkëpunimi ekonomik nuk nënkupton neo-kolonializëm.

- Advertisement -

Korrespodenti i medieve serbe nga Gjermania Miroslav Stojanoviç konsideron se ideja e rishikimit të marrëveshjes nuk u i inspirua nga Gjermania edhe pse Berlini mbështet qëndrimin më radikal nga vendet e BE – se marrëveshja përfundimtare duhet të ketë si rezultat ‘njohjen e ndërsjellë’”.

“Ai nuk reagoi në Prishtinë, por reagoi në Beograd dhe tha se çdo gjë e nënshkruar duhet të përmbushet dhe ishte rezolutës siç janë gjermanët kur flitet për Kosovën, duke theksuar se Gjermania me çdo çmim insiston në njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha Stojanoviç.

Edhe pse ajo mbështet marrëveshjen e Brukselit, Gjermania sipas tij nuk mund të ndihmojë në përmbushjen e saj se ajo varet nga Uashingtoni.

“Gjermanët mund të bëjnë diçka, por duhet llogaritur në udhëheqjen e Prishtinës si edhe tjerat janë më të dëgjueshme për Uashingtonin se për atë që vjen nga Evropa pa marrë parasysh mbështetjen e madhe gjermane. Ata llogarisin se marrin shumë më tepër nga Biden se evropianët për të cilët mendojnë se nuk kanë forcën e presionit që kanë amerikanët”.
Advertisement

Prishtina llogarit se BE nuk kanë zë unik dhe nuk besojnë në efikasitetin e Brukselit, Kurti edhe pse u mbështet nga Berlini nëse i jepet shenjë nga amerikanët, Gjermania nuk mund të bëjë ashk që të aplikohet marrëveshja e Brukselit shprehet Stojanoviç.

Presidentja e Kosovës para ministrit gjerman Maas tha se është e nevojshme “rishikimi” i dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit, ndërsa Maas për këtë u përgjigj vetëm në Beograd.

Në pyetjen nëse marrëveshja e Brukselit do të përmbushet, Maas tha se tash është momenti i duhur për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit