4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Serbia e votoi përjashtimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB – Dodik del edhe kundër Serbisë

Rekomandime

Gjatë votimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, anëtari serb i Presidencës së Bosnjsë dhe Hercegovinës, doli edhe kundër Serbisë, kundër votimit për përjashtimin e Rusisë.

- Advertisement -

Ndonëse Dodik qëndron në pothuajse gjithçka linjë me Beogradin, kësaj here doli kundër, duke e kundërshtuar votën e përfaqësuesit të BeH-së në OKB, lajmëroi portali boshnjak “klix.ba”.

Të enjten, Serbia mbështeti përjashtimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB, gjë që, në gjykim të parë, u pa si shenjë e rreshtimin me botën perëndimore.

Rusia, votimin për përjashtimin e saj nga ky këshill e quajti “veprim armiqësor” nga i cili do të ketë pasoja në marrëdhëniet bilaterale.

- Advertisement -

Në anën tjetër Dodik kritikoi ashpër përfaqësuesin e BeH-së, Sven Alkaj, i cili dha votën “për” përjashtimin e Rusisë.

Madje, gjatë ditës së enjte Dodik iu drejtua Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, me “shqetësimin ndaj patrullimit të forcave të EUFOR në Bosnje”.

- Advertisement -

“Presidenca e BeH nuk ka marrë qëndrim për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Ne kemi parë që shumë vende janë deklaruar për këtë, BeH jo. Alkalaj nuk po voton në emër të BeH-së, është një vendim privat i rrethit ‘musliman’ nga Sarajeva. Kjo është shkelje e Kushtetutës”, tha Dodik.

Në ditët dhe muajt në vijim do të jetë interesante të shihet se sa do të vazhdojë të jetë në anën e kundërt të Serbisë dhe në atë mënyrë do të izolohet edhe më shumë politikisht.

Me qëndrime të tilla politike, Dodik rrezikon jo vetëm karrierën e tij politike por edhe pozitën e entitetit të RS-së.

Në projekt-rezolutën, 193 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së shprehën “shqetësim serioz për krizën e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe krizën humanitare në Ukrainë”, veçanërisht për raportet për shkeljet e të drejtëve nga rusët.

Pikërisht kjo shkelje e të drejtave të njeriut e kryer nga ushtarët rusë është arsyeja formale për dëbimin e Rusisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit