8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Serbia i dhuroi vaksina Maqedonisë, Shqipëria ende nuk e mbajti fjalën për Kosovën

Rekomandime

Serbia i dhuroi këtë të diel 4680 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, Maqedonisë së Veriut.

Pavarësisht motit të ftohtë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takuan në pikën kufitare Tabanovcë ku në mënyrë simbolike iu dorëzuan edhe dozat e vaksinës.

- Advertisement -

Gjatë ditëve në vazhdim do të mbërrijë edhe pjesa e mbetur prej 8 mijë vaksinash të premtuara.

Vaksina për Kosovën kishte premtuar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Rama në një konferencë për media javë më parë, ku priti dozat e vaksinave nga Pfizer foli edhe për zotimin që bëri për të ndihmuar Kosovën për t’i dhënë një numër të caktuar vaksinash.

- Advertisement -

Rama ndryshe nga deklarata që kishte bërë në fillim të viti, tha nuk mund t’i dhurojë Kosovës doza të vaksinës dhe kjo për shkak të rregullave strikte të kompanisë farmaceutike Pfizer.

Por megjithatë kreu i shtetit shtoi se pavarësisht këtij kufizmi një grup prej 50 mjekësh të spitalit Covid të Prishtinës do të mund të vaksinohen në Shqipëri.

- Advertisement -

Megjithatë, ende nuk është ndërmarrë asgjë në atë drejtim, derisa vaksinimi në Shqipëri po vazhdon.

Drejtori i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi në një intervistë për EO ka thënë se sa i përket vakisnës anti-Covid, ai ka thënë se institucionet janë duke punuar që sa më shpejtë ajo të arrijë në Kosovë.

“Vaksina vjen për qetarët e Kosovës. Ministria e shëndetësisë dhe IKSHPK janë në kontakt të përhershëm me prodhuesit e vaksinave dhe ne presim që vaksina të arrijë në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur. Normalisht ndër kategoritë e para do të jenë punëtorët shëndetësor dhe personat e moshuar me sëmundje kronike”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit